Bankat më shumë kredi për blerjen e shtëpive
Me rritjen e kredisë me probleme, bankat kanë shtrënguar dorën në dhënien e kredive konsumatore, por nuk ka ndodhur e njëjta gjë me kredinë për shtëpi.
Fabiola Çela
Sipas raportit më të fundit nga Banka e Shqipërisë, pjesa më e madhe e kredisë për individë jepet për blerjen e banesave. Ndërsa, përsa i përket biznesit pjesa më e madhe e tyre marrin kredi për mjete xhiroje dhe blerjen e pasurive të paluajtshme. “Zgjerimi i portofolit të kredisë për biznese në muajin prill është mbështetur nga kërkesa për kredi, për mjete xhiroje dhe për financimin e blerjeve të pasurive të paluajtshme. Norma e rritjes së kredisë për individët është ndalur në nivelin 51%, ndërkohë që pjesa më e madhe e saj akordohet për blerjen e banesave”, thuhet në raportin e Bankës së Shqipërisë.
Kredia
Sipas një vrojtimi të kryer nga Banka e Shqipërisë vihet re se gjatë pjesës së dytë të vitit 2007, bankat kanë lehtësuar procedurat dhe politikat e tyre, përsa i përket procesin të miratimit të kredive të reja për individë (blerje të shtëpive). Vetëm 2 nga bankat e vrojtuara, që zotërojnë rreth 27 për qind të tregut, kanë raportuar për shtrëngimin e procedurave për kreditë për shtëpi, ndërsa pjesa tjetër i ka lehtësuar ose nuk i ka ndryshuar ato. Ndërkaq, në procesin e kreditimit të individëve me kredi për konsum, bankat kanë ndjekur një politikë të moderuar shtrënguese. “Sjellja e bankave në rastin e kredive për konsum ka qenë më e larmishme, megjithatë shtrëngimi i procedurave të kreditimit prej 3 bankave që zënë 42 për qind të tregut në këtë segment, ka përcaktuar kahun e balancës. Faktorët e lidhur me gjendjen në sistemin bankar si, shkalla e kapitalizmit të sistemit, niveli i likuiditetit dhe konkurrenca, kanë ndikuar në lehtësimin e procedurave për dhënien e kredive për individë”, thuhet në vrojtimin e publikuar nga Banka e Shqipërisë. Rritja e kredive me probleme në disa prej bankave, ka qenë një faktor shumë i rëndësishëm në shtrëngimin e procedurave të kredive për individë. Për pjesën e dytë të vitit, bankat raportojnë rritje të ndjeshme të kërkesës për kredi nga ana e individëve. Në segmentin e kredive për shtëpi, kërkesa ka pasur rritjen më të lartë. Rritja e kërkesës në këtë segment, më shumë se nga zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme, është nxitur nga rritja e nevojave të individëve për financimin e blerjes së shtëpive. Gjithashtu, nevojat e rritura për të financuar kërkesën për konsum, përbëjnë një faktor tjetër të rëndësishëm në zhvillimet e kërkesës. Ndërsa, përsa i përket biznesit, të dhënat e vrojtimit tregojnë se bankat janë treguar më konservatore në pjesën e dytë të vitit 2007, gjatë procesit të miratimit të kredive të reja për bizneset. Kjo, veçanërisht për bizneset e mëdha dhe për kreditë me afat të gjatë maturimi, në formën e kredive për investime. Në lidhje me llojin e kredimarrësit, standardet e kredive për korporatat janë shtrënguar, ndërsa për bizneset e vogla dhe të mesme (SME) kanë pasur një prirje modeste lehtësuese.
kredite
43 për qind
është norma vjetore e rritjes së kredisë për sektorin privat
38 për qind
është norma vjetore e rritjes së kredisë për biznese
51 për qind
është norma e rritjes së kredisë për individë