E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndoka takon zyrtarë të partisë së Kazinit

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka priti dje një delegacion të Unionit Demokristian të Italisë të kryesuar nga zoti Luigi Baruffi. 

“Për ne demokristianët shqiptarë vizita e delegacionit të UDC-së përbën një ngjarje të rëndësishme, sepse është hapi i parë i rëndësishëm në vendosjen e bashkëpunimit midis dy partive tona”, tha Ndoka. Gjatë takimit, Ndoka i informoi miqtë demokristianë italianë për historikun e Partisë Demokristiane të Shqipërisë, për arritjet e kësaj partie në këto vite, për rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit vendore dhe për kontributin që kjo parti po jep në qeverisjen e vendit, në kryerjen e reformave dhe në nxitjen e proceseve integruese. Bartuffi deklaroi se UDC do të mbështetë PDK-në në fushatën e ardhshme elektorale politikisht dhe me ekspertët e saj. Ai theksoi se shkëmbimi eksperiencës politike midis dy partive do të na afrojë edhe më shumë dhe do të garantojë suksesin tonë të përbashkët. Gjatë qëndrimit në Shqipëri, delegacioni Italian i UDC-së do të vizitojë edhe dy prefektura, atë të Lezhës dhe të Shkodrës. Sekretari rajonal i UDC, z. Luigi Baruffi u shpreh se me autoritetin tij dhe të partisë që përfaqëson do të ndikojë për të rritur bashkëpunimin midis këtyre dy prefekturave dhe Lombardisë, sidomos në nxitjen e investitorëve Lombardezë për të investuar në këto dy prefektura si dhe bashkëpunimin, në veçanti midis institucioneve shëndetësore. Z. Baruffi, në emër të presidentit të UDC-së, z. Pjer Ferdinando Casini, ftoi kryetarin e PDK-së Ndoka për të vizituar Italinë, çka do t’i shërbejë thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit midis dy partive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›