E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, largohet nga puna përkrahësi i Petro Koçit

Artan Marku, Specialisti i Departamentit të Orientimit të Politikave në bashkinë e Fierit, kryetar i Lëvizjes për Politikë Institucionale është larguar nga puna. 

Kjo është bërë e ditur nga vetë Marku, i cili gjatë një konference për shtyp u shpreh se largimi i tij u bë vetëm për arsye politike. “Ky pushim është një hakmarrje politike e cila vjen pas qëndrimeve të mia, të hapura në strukturat e Partisë Socialiste si kryetar i L.P.I. të qytetit të Fierit, për problemet e mëdha si organizative ashtu dhe ato politike që po e brejnë Partinë Socialiste të Qytetit tonë e me gjerë. Shumë nga këto probleme u pasqyruan edhe në mocionin e mosbesimit ndaj lidershipit aktual të PS të Qytetit të Fierit, mocion që u firmos nga rreth 300 anëtarë Partie të cilët gjithashtu sot ndodhen nën presion partiak me akuzën se po përçajnë Partinë socialiste të qytetit”, tha Marku. Sipas tij, PS është kthyer në një repart ushtarak. “Të kërkosh të kthesh një Parti si bashkim vullnetar qytetarësh, në një repart ushtarak mbase garanton suksesin e marrjes së pushtetit, po jo suksesin e një qeverisje demokratike, sepse siç e dimë të gjithë, ushtritë shumë-shumë mund të vendosin vetëm junta ushtarake”, u shpreh Marku. Ai deklaroi se bashkë me Petro Koccin dhe LPI ata vazhdojnë të jenë një lëvizje brenda partisë socialiste.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›