Prodi: Shqipëria ka bërë progres
Ish-kryeministri i Italisë, Romano Prodi, ka deklaruar dje në Tiranë se, Shqipëria tani është një vend që ka bërë progres dhe me demokraci funksionale.
Duke folur në konferencën e organizuar nga universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë” në Tiranë ish-kreu i qeverisë italiane u shpreh se, “Shqipëria ka pësuar transformime të mëdha. Lufta kundër kriminalitetit është bërë e fortë dhe ka rezultate të dukshme. Në çështjen e Kosovës Shqipëria ka luajtur një rol të ekuilibruar dhe konstruktiv. Shqipëria është një vend homogjen përsa i përket mbështetjes së opinionit publik për integrimit në BE dhe ky është një fakt shumë i rëndësishëm”. Ndërsa kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, theksoi në këtë konferencë se, “Procesi i ratifikimit të MSA-së, thënë thjesht, është një përgjigje e vendeve të BE-së, nëse e pranojnë apo jo Shqipërinë mes tyre, në Bashkimin Evropian”.