E Shtunë, 31 Tetor 2026

Incidenti me Edi Ramën,pezullohet polici

MILOT - Replikat e kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, me një banor të Milotit i kanë kushtuar shtrenjtë një punonjësi të policisë, i cili nuk rezultoi të ketë qenë “vigjilent” në punë. 

 Frrok Prenga, me gradë kryeinspektor është pezulluar nga detyra deri në sqarimin e incidentit të kreut të opozitës me banorin e këtij qyteti, 48-vjeçarin Mikel Preçi. Rama është ndaluar dje në Milot për t’u takuar me banorët e qytetit në kuadër të turit “Dialog me Shqipërinë”. Por në momentin që Rama do të mbante fjalimin para banorëve të mbledhur në sheshin e qytetit, 48- vjeçari ka reaguar nga turma me thirrje “Poshtë Edi Rama, poshtë Partia Socialiste. “Rroftë Sali Berisha”. Kjo ka mjaftuar që kreu i opozitës të replikojë me 48-vjeçarin, i cili më pas është shoqëruar në ambientet e policisë, nga ku akuzohet për prishje të rendit dhe të qetësisë publike.               r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›