E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat, oferta ekstra për emigrantët

Gjithnjë e më shumë bankat po i shohin emigrantët si një target me mjaft fitimin për aktivitetin e tyre. Ndaj dhe në sezonet kur shqiptarët që jetojnë jashtë kthehen në Shqipëri, bankat nisin ofertat joshëse. Në muajt qershor, korrik, dhjetor dhe janar, promocionet e bankave janë të përqendruara thellësisht tek emigrantët. Gjatë këtyre periudhave bankat ofrojnë paketa ekstra. P.sh., të gjitha ata që hapin një depozitë të re nga dhjetori në janar, do të përfitojnë interesa më të larta. Po kështu, gjatë kësaj periudhe bankat ofrojnë më shumë lehtësira për emigrantët që duan të marrin kredi. Ndërsa disa banka shtojnë orët e punës si një mundësi për të ofruar shërbime jashtë orareve të zakonshme, si një mënyrë tjetër për të “ndjellë” emigrantët. Këto ditë, “First Investiment Bank” dhe “Procredit Bank” kanë ofruar paketën e shërbimeve ekstra për emigrantët, sidomos në depozita, duke rritur normat e interesit për vetëm një muaj. Ndërsa Banka Kombëtare Tregtare ka lajmëruar ofertën për më shumë lehtësira në kreditë me destinacion emigrantët.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›