Festat e fundvitit, vitit 2011 më pak kërkesa për të udhëtuar

Viti 2011 ka pasur më pak kërkesa për të udhëtuar jashtë vendit me rastin e festave të fundvitit. Menaxherë të turizmit deklarojnë se një vit më parë kishte më tepër dyndje të shqiptarëve për të udhëtuar dhe kjo për shkak të libelarizimit të vizave ndërkohë që këtë vit kriza ekonomike ka dhënë efekte. Griselda Goxhara menaxhere pranë agjensisë “Yldon” shpjegon se vendet e preferuara janë vendet e rajonit si Greqia dhe Italia .
Flogert Xhabrahimi një tjetër menaxher në agjensi turistike shprehet se personat që udhëtojnë tek të afërmit e tyre kanë pësuar një ulje në krahasim me një vit më parë. Ndërsa një tjetër kategori që udhëton më shpesh është thuajse në ato nivele.
Fundviti i kaluar pati një numër më të konsiderueshëm të qytetarëve shqiptarë të cilët i kaluan festat jashtë vendit. Kjo më tepër erdhi si rezultat i liberalizimit të vizave dhe dëshirës për të takuar të afërmit që jetonin larg prej vitesh.