Bankat private ndryshojnë skemë, nisin t’i kreditojnë huamarrësit në lekë
Kredia në monedhën shmang rrezikun që vjen nga kursi i këmbimit. Kjo tendencë evidentohet edhe në raportin e fundit të BSH-së
Ervin KOÇI
Bankat private kanë nisur të ndryshojnë skemën e tyre të politikës së kreditimit për vitin 2009. Ajo çka është më pozitivja në këtë strategji të re është fakti se bankat kanë ndryshuar preferencën e tyre për kreditimin në valutë, duke dhënë hua kryesisht në monedhën vendase. Ky fakt është konstatuar nga Banka e Shqipërisë, në raportin e fundit të Këshillit Mbikëqyrës. Sipas ekspertëve të bankës, kreditimi në lekë është një dukuri pozitive për ekonominë tonë, pasi shmang rrezikun që vjen nga luhatjet e kursit të këmbimit. Për shkak të krizës ekonomike globale, efektet e së cilës po ndihen në vendin tonë muajt e fundit, monedha kombëtare, Leku, është zhvlerësuar kundrejt valutave të forta. Dobësimi i lekut rëndon mbi të gjithë ata qytetarë që kanë marrë kredi në valutë, kryesisht në euro, dhe që të ardhurat mujore i kanë në lekë, pasi paguajnë më shumë për këstet mujorë, ku normave të interesit iu shtohet edhe kostoja e transaksionit bankar. Gjatë kësaj kohe BSH-ja u ka bërë apel edhe bankave private në vend që të stimulojnë sa më tepër dhënien e kredisë në monedhën vendase, kjo edhe për faktin se në këtë mënyrë do të shmangej thellimi i kredive me probleme.
Statistikat
Banka e Shqipërisë evidenton se ecuria e kredisë sipas monedhave shpreh tendencën e bankave për të zhvendosur aktivitetin kreditues nga kreditimi në monedhë të huaj, në lekë. Në fund të muajit shkurt 2009, kredia në lekë përbënte 29 për qind të portofolit të kredisë, duke u rritur me 2 pikë përqindje krahasuar me peshën mesatare, që përbënte gjatë vitit 2008. Sipas ekspertëve të institucionit mbikëqyrës bankar, kjo zhvendosje vlerësohet si një zhvillim pozitiv në sistemin tonë bankar edhe për faktin se një vëmendje më e madhe e bankave për kreditimin në lekë krijon më shumë hapësira për rritjen e efektivitetit të politikës monetare dhe ndikimin e saj në sjelljen e agjentëve ekonomikë. Institucioni mbikëqyrës bankar ka evidentuar se bankat që operojnë në vend, vazhdojnë të zbatojnë politika të kujdesshme në kreditimin e ekonomisë për t’u mbrojtur nga efektet e krizës financiare botërore. Kjo ka çuar në tkurrjen e kredisë për individët dhe bizneset. Sipas të dhënave zyrtare, norma vjetore e rritjes së portofolit të kredisë u ngadalësua më tej, duke arritur në 29 për qind në muajin shkurt.
Ekspertët
Analistët bankarë vërejnë se një vëmendje më e madhe e bankave për kreditimin në lekë, krijon më shumë hapësira për rritjen e efektivitetit të politikës monetare dhe ndikimin e saj në sjelljen e agjentëve ekonomikë. Gjithashtu, ekspertët bankarë vlerësojnë se zhvendosja e portofolit të kredisë në monedhën vendase, veçanërisht në kushtet e krizës financiare ndërkombëtare, do të ulte ekspozimin e zhvillimeve të sistemit bankar nga lëvizjet e kursit të këmbimit dhe do të kontribuonte në ruajtjen dhe forcimin e stabilitetit financiar në vend. Sipas tyre, zhvendosja e kredidhënies nga euro në lekë lidhet edhe me forcimin e masave që ka diktuar së fundi Banka Qendrore ndaj bankave tregtare, për kreditimin në monedhën vendase me qëllim minimizimin e risqeve që mund të përcjellë kreditimi në monedhë të huaj, qëndrueshmëria e së cilës varet nga efektet e krizës financiare ndërkombëtare.
BSH: “Sektori i ndërtimit, kontribuuesi kryesor i rritjes së aktivitetit ekonomik”
Sektorët e shërbimit dhe ndërtimit vazhdojnë të jenë kontribuesit kryesorë në rritjen e aktivitetit ekonomik të vendit, vlerëson Banka e Shqipërisë në raportin e fundit të saj mbi zhvillimet ekonomike në vend. Sipas statistikave zyrtare, ekonomia shqiptare gjatë tremujorit të katërt të vitit 2008 ka ruajtur ritmet e tremujorëve paraardhës, ndërkohë që shifra e afarizmit për sektorët e ndërtimit dhe të shërbimeve shënoi një rritje vjetore prej 22 për qind. Në raportin e saj Banka Qendrore vëren se, megjithëse përballë kushteve të krizës financiare ndërkombëtare aktiviteti ekonomik në vend u zhvillua në kushtet e një ecurie të qëndrueshme të çmimeve të konsumit, duke ruajtur të njëjtin model kontribut-dhënës të kategorive të mallrave dhe shërbimeve me periudhën e fundvitit 2008. Ekspertët bankarë vërejnë se zhvillimet ekonomike në nivel botëror pritet të japin ndikimin e tyre edhe në ecurinë ekonomike në vend. Sipas tyre, ekonomia shqiptare është integruar në tregjet financiare evropiane, ndërkohë që shkëmbimet tregtare me vendet e Eurozonës zënë një peshë të konsiderueshme në prodhimin e përgjithshëm. Ndikimi potencial i krizës ekonomike botërore, pritet të materializohet në një rritje ekonomike më të ngadaltë të vendit gjatë vitit 2009, bën të ditur BSH-ja.
4 Maj 2009