KQZ-ja: Rezultatet e zgjedhjeve do t’i shpallim brenda 24 orëve
Sistemi i kamerave do të mundësojë marrjen e rezultateve të votimit direkt nga qendrat e numërimit të votave. Qytetarët mund të kontrollojnë në faqen e internetit nëse e kanë emrin në listën e zgjedhësve
Luis Tanushi
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të transmetojë në kohë reale rezultatet e zgjedhjeve parlamentare që do të zhvillohen më 28 qershor. Shpallja e rezultatit të zgjedhjeve do të mund të mësohet brenda 24 orëve nga momenti i mbylljes së kutive të numërimit. KQZ-ja do të shpallë rezultatet për çdo kuti votimi menjëherë sapo grupet e numërimit të votave të përpunojnë rezultatet dhe të plotësojnë tabelat përkatëse. Tabela përmbledhëse e rezultateve të zgjedhjeve për zonën e administrimit zgjedhor mund të dërgohet menjëherë në KQZ duke shfrytëzuar edhe rrugën elektronike të komunikimit. Vitet e kaluara KQZ-ja i ka marrë rezultatet nga KZAZ-të, që ndodhen larg Tiranës, duke shfrytëzuar telefonin ose faksin.
Rezultatet
Transmetimi i rezultateve direkt do të jetë një nga sfidat me të cilat KQZ-ja do të përballet në zgjedhjet e ardhshme. Për të arritur këtë synim do të përdoret edhe sistemi i monitorimit me kamera në kohë reale. Ky sistem do të përdoret për herë të parë në Shqipëri. Dy monitorë të mëdhenj do të japin grafikisht rezultatet, në monitorë të tjerë për anëtarët e KQZ-së dhe për mediat e akredituara që do të ndjekin drejtpërsëdrejti gjithë çfarë do të ndodhë gjatë procesit të numërimit. Ky sistem, sipas zyrtarëve të këtij komisioni, është në funksion të transparencës së punës së komisionit. Programi që do të japë në mënyrë grafike rezultatet për median është në fazën përfundimtare të përgatitjes së tij. Në të është parashikuar që të jepen në mënyrë grafike rezultatet për 12 qarqet e vendit.
Kamerat
Për zgjedhjet parlamentare do të përdoren 385 kamera. Sipas Kodit Zgjedhor, çdo tavolinë e numërimit të votave do të jetë e survejuar me nga një kamera. Çdo vend i numërimit të votave do të ketë 5-10 tavolina. Kamerat që do të përdoren në këtë proces do të jenë me rezolucion të lartë. Ato do të regjistrojnë pamje vizive e zanore në DVR dhe do të transmetojnë në kohë reale fletën e votimit në monitor ose ekran. Kamerat me rezolucion të lartë do të instalohen mbi tavolinën e numërimit në mënyrë të tillë që të bëjnë të mundur regjistrimin e vlerësimit të çdo flete votimi. Regjistrimi filmik transmetohet në kohë reale në monitorë (ekrane) të vendosur përballë vëzhguesve të subjekteve zgjedhore. Regjistrimi filmik i procesit ruhet në media elektronike dhe dorëzohet në KQZ së bashku me materialet. Në çdo qendër votimi do të përdoren edhe 66 kamera, që do të kenë mundësi pamjeje 360 grade. Këto kamera do të japin një pamje të plotë të të gjithë ambientit të numërimit të votave.
KQZ-ja ka mëse dy muaj që transmeton mbledhjet e saj direkt në internet. Të gjithë personat e interesuar për të ndjekur ecurinë e procesit zgjedhor kanë mundësinë që të ndjekin nga shtëpitë apo zyrat e tyre punimet e mbledhjeve që zhvillohen në ambientet e institucionit të KQZ-së nëpërmjet internetit. Në faqen e internetit, KQZ-ja ka krijuar një link të veçantë ku njerëzit do të mund të njihen për gjithçka që ka të bëjë me zgjedhjet e 2009-s. Ata do të kenë mundësi që të njihem me subjektet zgjedhore që do të kandidojnë, zonat zgjedhore dhe me vendimet e KQZ-së. Ndërkaq, në faqen e internetit të KQZ-së qytetarët mund të kontrollojnë nëse i kanë emrat e tyre në listën e zgjedhësve për zgjedhjet e qershorit. Për të mundësuar këtë të interesuarve do t’u duhet të fusin emrin dhe mbiemrin e tyre dhe brenda një kohe të shkurtër do të mund të mësojnë qendrën e votimit ku ata do të votojnë.
Ruçi, Leskaj dhe Blushi, tur prezantimi të programit qeverisës të PS-së
Tri figurat kryesore të Partisë Socialiste, kryetari i Asamblesë Kombëtare, Gramoz Ruçi, kryetarja e Grupit Parlamentar, Valentina Leskaj, si dhe deputeti Ben Blushi, kanë vijuar takimet në kuadër të turit për prezantimin e programit qeverisës së Partisë Socialiste. Ruçi ka qenë dje në fshatin Çerem të rrethit të Fierit, ku është takuar me banorët e këtij fshati. Gjatë fjalës së tij, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste tha se PS-ja nuk vjen në këto zgjedhje me një hartim elektoral, por me një program konkret qeverisës që synon zgjidhjen e problemeve jetike. Ndërkaq, kryetarja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Valentina Leskaj, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Përparim në qarkun e Elbasanit. Duke u ndalur në thellimin e varfërisë në vend si rezultat i keqqeverisjes, Leskaj tha se Partia Socialiste do të luftojë varfërinë si dhe me programin e saj do të garantojë një zhvillim të barabartë ekonomik për fshatin dhe qytetin. Deputeti socialist Ben Blushi dhe nënsekretari për Koordinimin në PS, Arben Ahmetaj, në turin për prezantimin e Programit të ri qeverisës në qarkun e Korçës, janë ndalur në Starovë, në takim me banorët e kësaj zone. Blushi ka kërkuar që shqiptarët ta ndëshkojnë me votë kryeministrin më 28 qershor, për t’i dhënë fund njëherë e mirë varfërisë dhe mungesës së vëmendjes nga ana e qeverisë.
4 Maj 2009