E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: “Gratë, përfitueset kryesore të programit të LSI-së për punësimin”



Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka zhvilluar dje një takim me gra dhe vajza në Njësinë Bashkiake Nr. 5 në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij në këtë takim, Meta tha se gratë dhe vajzat do të jenë përfitueset kryesore të programit të LSI-së për punësimin. “LSI-ja ka programin më të mirë për punësimin, programin më të qartë, dhe ky është një program që në radhë të parë favorizon gratë dhe vajzat”,- tha Meta.
Duke vazhduar më tej, kreu i LSI-së u shpreh se praktikisht LSI-ja po udhëheq fushatën me mendime dhe ide si përsa i takon bujqësisë, ashtu dhe punësimit. “Ne thamë se do të hapim 100 mijë vende pune, sepse ne studiuam se si do të hapen këto 100 mijë vende pune. Ne tashmë e kemi shumë të qartë planin se si do të hapen këto 100 mijë vende pune. Ne kemi programin më të qartë për bujqësinë, sepse duke qenë bujqësia në krizë është në krizë e gjithë ekonomia. Këto dy ditë del dhe programi i përmbledhur i LSI-së për zgjedhjet, të cilin do ta ketë çdo anëtar dhe çdo simpatizant. Në bazë të këtij programi flitet më qartë me njerëzit”. Më tej Meta u shpreh se në programin e saj qeverisës, LSI-ja do të miratojë dhe zbatojë ligjin për moshën e tretë, do të garantojë punësimin dhe të gjithë aspektet kryesore që përmirësojnë jetën tuaj, dhe që përmirësojnë jetën e të gjithë shqiptarëve.

4 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›