E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bankat qendrore ulin shkallën e interesit

Bankat qëndrore në disa prej ekonomive kryesore të botës kanë ulur shkallët e interesit me 0.5% në një lëvizje për të përballuar krizën financiare. Midis atyre që njoftuan për ulje të shkallëve të interesit janë SHBA, Britania dhe Banka Qëndrore Evropiane.

Ministrat evropianë të Financave ranë dakord për një garanci minimale për depozitat bankare me vlerë 50 mijë euro. Megjithatë disa vende kanë thënë se do ta dyfishojnë këtë shumë. Ditët e fundit Irlanda, Gjermania, Austria, dhe Danimarka ka ofruar mbrojtje të pakufizuar.

Tregjet e mëdha financiare në Azi kanë rregjistruar rënie të ndjeshme për të dytën ditën rradhazi. Në Tokjo indeksi Nikei ra 4.5 për qind në mesditë, kurse indeksi Hang Seng në Hong Kong ra 5 për qind në orët e para të bursës.

Vlerat e aksioneve ranë ndjeshëm në Australi dhe humbje, por më të pakta, u rregjistruan edhe në Korenë e Jugut./VOA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›