E Diel, 1 Nëntor 2026

“Bankers Petroleum” 370 milionë dollarë investime në Shqipëri

• "Bankers Petroleum Ltd.", Calgary, po pret aprovimin e qeverisë shqiptare për të zgjeruar aktivitetin e nxjerrjes së naftës bruto në Shqipëri dhe ristrukturimin e degëve amerikane.

Në këtë mënyrë, kompania "Bankers Petroleum" ka shpalosur planin trevjeçar të zhvillimit për pronat shqiptare. Ditën e djeshme, "Bankers Petroleum Ltd.", një kompani prodhuese gazi dhe nafte, ka paraqitur planin trevjeçar për zhvillimin e pronave të saj në Shqipëri dhe njëkohësisht propozon ristrukturimin e shtojcave amerikane "Bankers Petroleum US Inc.". Kompania me bazë në Calgary, Kanada, ka theksuar se totali i kapitalit të investimit për planin e zhvillimit të pronave shqiptare ishte 370.0 milionë dollarë dhe do të financohet kryesisht nga kapitali i punëve ekzistuese dhe të ardhurat në kesh të së ardhmes. Objektivi i planit është të arrijë planin e prodhimit prej 20.000 barela nafte në ditë deri në dhjetor 2010, ndërsa strategjia objektive është të qëndrojnë të fokusuar mbi aktivitete eksploruese dhe prodhuese në Shqipëri. Sipas planit të zhvillimi të kësaj kompanie, rezerva shtesë do të hyjë nëpërmjet aplikimit të manovrimit vertikal dhe horizontal të depërtimit dhe teknikave të rigjenerimit termal dhe nga përmbytjet. Aktiviteti i planifikuar për tre vitet e ardhshme do të përfshijë riaktivizimin e 250 puseve ekzistuese, 60 puseve vertikale dhe horizontale, 50 puse të përmbytura dhe instalimin e tetë puseve pilot me stimulim ciklik energjie në 2008 dhe 30 puse për zgjerimin komercial në 2010. Plani i veprimit përfshin 7.000 b/d në 2008, 14,.00 b/d në 2009 dhe 20.000 b/d në 2010. Plani aktualisht po pret aprovimin përfundimtar nga Albpetrol Sh. A. dhe qeveria shqiptare. Plani origjinal i zhvillimit përfshinë kryesisht rikompletimin aktiv të puseve dhe riaktivizimin e puseve të ndërprera. Rezultatet pozitive të këtij programi pritet të kontribuojnë në më tepër rezerva.

Çmimi

Prej muajsh çmimi i naftës në vend ka pësuar vetëm rritje. Importuesit e kanë argumentuar këtë me rritjen e çmimit të arit të zi në bursat ndërkombëtare. Çmimi i naftës në tregjet e huaja i ka kaluar 100 dollarë për fuçi. Kjo rritje është reflektuar menjëherë në tregun vendas për vetë konjukturën që ka tregu, pasi mbi 80 për qind e nevojave të vendit plotësohet nga importi dhe një pjesë shumë e vogël nga prodhimi vendas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›