Ruli: Këtë vit s’do ketë kufizime të dritave
• Këtë vit s'do të ketë kufizime të energjisë elektrike. Deklarata është dhënë nga vetë ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli.
"Korporata nuk ka programuar këtë vit zërin 'ndërprerje të energjisë', si dhe nuk do të aplikojë skenarë të ndërprerjes së energjisë elektrike për të pasur import sa më të ulët", ka thënë ministri Ruli. Përveç përmirësimit të situatës hidrike, KESH-i ka garantuar importin për tre muajt në vijim nga tenderi i bërë pak ditë më parë. Ky është një lajm i mirë për të gjithë konsumatorët vendas, pasi ky do të jetë viti i parë me energji 24 orë që nga qeverisja e demokratëve. Por, pavarësisht situatës së përmirësuar hidrike, ministri Ruli ka theksuar sërish domosdoshmërinë e ndërtimit të TEC-it të Vlorës dhe linjës së interkonjeksionit Elbasan-Podgoricë, pasi me ndërtimin e tyre do të shmangen njëherë e mirë krizat energjetike në vend.
Situata
Reshjet e dendura kanë përmirësuar ndjeshëm situatën hidrike në kaskadën e Drinit. "Kemi një situatë mjaft optimiste krahasuar me vitin e kaluar për vetë kuotat me të cilat do hyjmë në muajin prill në kaskadë. KESH do të sigurojë energji nga prodhimi vendas dhe nga importi aq sa do t'i duhet ekonomisë dhe popullatës këtë vit", është shprehur ministri Ruli. Sipas tij, si rrjedhojë e reshjeve të dendura, prurjet hyrëse të ujërave në liqenin e Fierzës dy ditë më parë arritën në 1600 m3/sek dhe 700 m3/sek në liqenin e Komanit. Në një situatë të tillë, KESH ka menaxhuar mirë situatën për të ruajtur kuotat në liqenin e Vaut të Dejës, i fundit në kaskadën mbi Drin. "Prodhimi vendas i energjisë elektrike është rritur këto ditë reshjesh, duke ulur importet ditore. Mbajtja e kuotave të sigurisë po ndiqet me kujdes nga ana e KESH-it", tha ministri. Kështu prodhimi vendas ka arritur në 10.6 milionë kwh/ditë, ndërsa importi është ulur dhe ka arritur në kuotën 7.6 milionë kwh/ditë, nga 8.5 milionë që ka qenë. Nisur nga eksperiencat e viteve të kaluara, ku në të tilla raste kanë ndodhur edhe përmbytje në zonat përreth, ministri Ruli ka siguruar qytetarët se po merren të gjitha masat që të mos ketë përmbytje. "Kujdesi më i madh që po tregojmë është mirëmenaxhimi i prurjeve në liqenet e HEC-eve, me qëllim që të mos ketë derdhje dhe të mos rrezikohen nga përmbytjet zonat nën kaskadën e HEC-eve mbi Drin", është shprehur ai.
281 metra
ishte niveli i ujit në liqenin e Fierzës një javë më parë. Niveli maksimal i ujit në liqen është 296 metra, ndërsa pika kritike është 243 metra
176 metra
është niveli maksimal i ujit në Koman, ndërsa në HEC-in e Vaut të Dejës pika maksimale është 76 metra mbi nivelin e detit. Në të dy këto HEC-e prurjet e ujit janë në nivele të larta
18.2 milione
kwh është konsumi ditor i energjisë. Me uljen e temperaturave u rrit ndjeshëm edhe kërkesa për energji. Me përmirësimin e situatës hidrike, KESH rriti prodhimin vendas dhe uli importin
Të dhëna në Fierzë
286.54 metra niveli i ujit në Fierzë
1015 m3/sek prurjet e ujit
176 cm rritja ditore
172.83 metra niveli i ujit në Koman
454 m3/sek prurjet anësore të ujit
74.64 metra niveli i ujit në Vaun e Dejës
10.6 milionë kwh prodhimi
7.6 milionë kwh importi