E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klosi: OSBE të monitorojë procesin

• Partia Socialiste i kërkoi dje Kryeministrit Sali Berisha që të bëjë transparencën e procesit. Gjithashtu PS-ja kërkoi që ky proces të monitorohet nga OSBE-ja.

Sekretari Organizativ i PS-së, Blendi Klosi deklaroi dje në konferencën për shtyp, se "thirrja jonë për Sali Berishën është të mos prekë zgjedhjet përmes futjes së duarve në mënyrë korruptive në tenderin e kartave të ID. I kërkojmë qeverisë në ikje ta bëjë procesin transparent dhe të vijojë vlerësimin me një grup të pavarur, ku asnjë person të mos jetë përfshirë në asnjë hallkë të mëparshme të këtij procesi". Sipas PS-së, "Edhe pse çdo shqiptar, do të paguajë mbi 100 euro për të pasur dy dokumentet (pra në total bëhet fjalë për rreth 300 milionë euro), përsëri nuk do të kemi një sistem të qëndrueshëm e të sigurt, e pas disa vitesh përsëri do t'u kërkojmë shqiptarëve të ripaguajnë". "Ndryshimi i rregullave në mes të garës dhe përzënia "de facto" nga gara e kompanive më në zë integratore të sistemeve të tilla, do të çojë që përsëri Shqipëria nuk do të ketë një sistem të plotë të integruar të regjistrit të shtetasve, të lëshimit të dokumenteve të identifikimit të sigurisë së lartë", tha Klosi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›