E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli: Të ruajmë vlerat arkitekturore

• Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli ishte dje e ftuar në Konferencën: "Perspektiva në Shqipëri dhe Ballkan".

Në të merrnin pjesë ambasadori italian në Tiranë, Saba D'Ellia, arkitektëve, inxhinierëve dhe dizenjuesve italianë e shqiptarë, për të diskutuar rreth vlerave arkitekturore të Shqipërisë, imazhit të saj dhe perspektivës për ruajtjen e identitetit dhe individualitetit që e bëjnë vendin tonë të dallojë nga të tjerët. Kryetarja e Kuvendit tha se "para nesh shfaqen dy realitete; nga njëra anë zonat informale, për të cilat duhet investuar për ngritjen e shërbimeve të ndryshme publike, infrastrukturës parësore e dytësore, dhe nga ana tjetër, ruajtja e restaurimi i vlerave arkitektonike e monumentale të cilat janë një nga shtyllat që nëpërmjet zhvillimit të turizmit kulturor i shërbejnë rritjes së imazhit pozitiv të vendit dhe forcimit të identitetit të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›