E Shtunë, 31 Tetor 2026

Legalizimet, komisioni pa vendim

• Komisioni parlamentar i Veprimtarive Prodhuese nuk ka marrë ende një vendim për projektligjin e ri të ri qeverisë për "Legalizimin e zonave informale".

 P/ligji u shty për shkak të konsensusit mes pozitës dhe opozitës para tre seancash parlamentare. Shkak i shtyrjes së këtij vendimi ka qenë kërkesa e PS-së, me synimin për të arritur një konsensus për kompetencat e reja që merr ALUIZNI në dhënien e titujve të pronësisë, duke i marrë një pjesë të kompetencave dhe pushtetit vendor. Po prej mëse tri javësh Komisioni parlamentar i Veprimtarisë Prodhuese ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për p/ligjin që parashikon një shtim të kompetencave Agjencisë së Legalizimeve. Përfaqësuesit e pushtetit vendor kanë protestuar për ndryshimet e reja ligjore, duke theksuar se procesi i legalizimit i shmang tërësisht ato. Ndërsa ish-pronarët cilësuan si antikushtetuese ndryshimet e reja të paraqitura nga qeveria.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›