Botohet “Elita shqiptare”, përmbledhje e veprës së Mithat Frashërit
Autori i Lajmit: red.
Shtëpia botuese “Plejad” organizoi dje, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar dhe në mjediset e tij, promovimin e veprës së saj më të re të hedhur në treg “Elita shqiptare”. “Ky libër ishte rezultat i një pune të madhe ndër vite nga zoti Uran Butka”,- deklaroi Ndriçim Kulla. “Kjo është një nga nismat e para të cilat kanë si për qëllim influencimin dhe informimin e njerëzve të të gjitha moshave për kulturën tonë. Fatkeqësisht këto janë një pjesë e veprave që nuk kanë lënë asnjë gjurmë në kohë dhe në bibliotekat e secilit prej nesh. Faji këtu nuk është imi ose i bashkëpunëtorëve të mi. Ne kemi qenë pjesë e një regjimi, i cili s na ka lënë hapësira veprimi, por tani ka ardhur koha ta ndryshojmë këtë frymë mbi ata njerëz që do të arrijnë ta pasqyrojnë atë çka ne kemi nisur”, - tha zoti Kulla. “Ne kemi trashëgiminë tonë mendore që duhet të programohet”, - tha zoti Kulla. - “Brezat e rinj duhet ta njohin këtë literaturë”, - ndaj së cilës vihet re “një mosangazhim i instituteve dhe drejtorive pedagogjike për përfshirjen e kësaj lënde.” Libri “Elita shqiptare” është rezultat i 16 viteve studime dhe kërkime të historianit dhe studiuesit Uran Butka për jetën dhe veprën e Mithat Frashërit, e cila u ndalua nga regjimi komunist. Ai përmban një studim të zotit Butka dhe një përmbledhje të gjerë të veprës origjinale të Mithat Frashërit në gjini të ndryshme: artikuj, tregime, novela, debate, fjalë të urta, kujtime, letra, dokumente, shënime udhëtimi. Referuesit folën për vlerat e Mithat Frashërit, këtij personaliteti të harruar në kohë. Ky autor me frymë rilindase u evidentua si një nga personazhet historike që s mund të lihet kurrsesi mënjanë. “Pa Mithat Frashërin nuk mund të hyhet në histori”, - tha Daut Bislimi, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. “Kur përmendim Mithat Frashërin mendja na shkon te kombi. Mithat Frashëri dhe vepra e tij iu kushtuan Shqipërisë etnike.” “Kjo është një pjesë e kulturës materiale shpirtërore, një pjesë e historisë është futur thellë në vendin tonë. Ky autor nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, çdo gjë të vyer ai e ka pasqyruar me anë të veprave të tij dhe punës shumëvjeçare”, - tha zoti Bislimi. Në shkollat e Shqipërisë Mithat Frashëri nuk ka ndonjë përfaqësim të gjerë. Madje, në disa tekste shkollore të shkollave të mesme ai përmendet vetëm si themelues i Ballit Kombëtar, deklaroi një nga të pranishmit. Ky autor duhet të jetë medoemos katalizatori për ushqimin e bibliotekës të studentëve në vendin tonë dhe në të njëjtën kohë të bëhet pjesë e teksteve akademike në periudhat në vazhdim", - u shprehet Uran Butka.
Ky lajm është publikuar: 05/06/2008