Bankinat, “minat me sahat” të komanduara nga presidentët
Në 17 javët e para janë ndërruar 9 trajnerë, 12 skuadrat kanë parë 20 lëvizje
Bankinat e Kategorisë Superiore, kampionati maksimal shqiptar janë shndërruar në një “minë më sahat”, pulti i të cilave qëndron në duart e presidentëve të klubeve. Duke parë lëvizjet e trajnerëve në këtë pjesë të parë të sezonit, kur janë luajtur 17 nga 33 javët e mundshme, në stolin e 12 skuadrave janë ulur 20 trajnerë, ndërkohë që janë shkarkuar apo kanë dhënë dorëheqjen 9 trajnerë. Vërejmë se Vllaznia, ashtu si edhe Shkumbini, drejtohen nga trajnerët e tretë sezonalë. Deri tani 7 klube kanë ndryshuar të paktën një herë trajnerin: Vllaznia (3 herë: Lika, Luçi, Martini); Shkumbini (3 herë: Magani, Mile, Daiu); Flamurtari (2: Memushi, Magani); Gramozi (2: Qirjako, Canaj), Tirana (Lonçareviç, Tafaj) dhe Apolonia (Karishik, Lika) dhe së fundi Skënderbeu me Gerti Haxhiun e Andrea Markon. Kështu, në ndeshjet e para të vitit 2010 do të ketë dy debutime trajnerësh, Edi Martini i Vllaznisë (zëvendësoi Roland Luçin) dhe Andrea Markos të Skënderbeut (pasuesi i Gerti i Haxhiut). Trajneri i fundit i emëruar është Andrea Marko, i cili tani është trajneri i ri i Skënderbeut, dukë zëvendësuar në mënyrë të papritur Gerti Haxhiun, të shkarkuar pas 17 javësh e një serie prej 12 ndeshjesh pa fitore me skuadrën korçare. Andrea Marko, një emër i njohur i futbollit shqiptar, si futbollist i Dinamos dhe i Kombëtares, ka drejtuar më parë disa herë Apoloninë dhe Dinamon (në verën e vitit 2003). Andrea Marko është trajneri i 20-të sezonal që ulet në bankinën e 12 skuadrave të Superligës, ku vetëm pesë klube nuk i kanë ndryshuar trajnerët, përkatësisht Dinamo (në stol është Shkëlqim Muça), Besa (Shpëtim Duro), Teuta (Mirel Josa), Kastrioti (Ramadan Ndreu) dhe Laçi (Stavri Nica). Debutimi i Andrea Markos në krye të stolit korçar do të nisë me sfidën e prapambetur të javës së 16-të, ajo kundër Besës së Kavajës (e programuar për më 20 maj), e do të vazhdojë më pas normalisht me javën e 18-të, atë kundër Kastriotit në Korçë. Në fazën e parë, Skënderbeu humbi 1-0 ndaj Besës në Kavajë, kurse ndaj Kastriotit në Krujë Skënderbeu humbi 2-1, por i veçantë është episodi midis trajnerit të Kastriotit, Ramadan Ndreu dhe futbollistit kroati të Skënderbeut, Djarmati, kur trajneri Ndreu goditi me grusht lojtarin e më pas u pezullua 10 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, por që më pas Komisioni i Apelit e reduktoi në pesë ndeshje. Skënderbeu në 16 javët e para të sezonit aktual - ka një ndeshje më pak se rivalët, pasi nuk ka luajtur takimin me Besën - ka arritur të grumbullojë vetëm 15 pikë, duke pasur këtë bilanc: 3 fitore, 6 barazime dhe 7 humbje.
REZULTATET E DEBUTUESËVE
Por, a kanë pasur efekt pozitiv dhe impaktin e pritur zëvendësimet e trajnerëve. Statistiakt thonë jo. Përparim Daiu është i vetmi nga shtatë trajnerët zëvendësues të këtij sezoni që e ka nisur me fitore debutimin e tij. Trajneri i tretë sezonal i Shkumbinit regjistroi një fitore të bujshme 4-0 me kryesuesen e kampionatit, Dinamon, në javën e 16-të të Kategorisë Superiore, e që përkoi edhe humbjen parë të bluve. Duke parë ecurinë e trajnerëve zëvendësues nga shfaqet kjo panoramë. Kristaq Mile, pasuesi i Gugash Maganit te Shkumbini, humbi me Apoloninë në Fier (1-0, java 3). Vetë Magani, i cili zëvendësoi te Flamurtari, Eqerem Memushin dështoi në Ersekë me Gramozin (2-0, java 5). Zëvendësuesi i Hasan Likës te Vllaznia, Roland Luçi, humbi me Flamurtarin (2-0, java 6). Ndryshim bën vetëm pasuesi i Ilir Qirjakos te Gramozi, Agim Canaj, ky i fundit e nisi me një barazim në stolin e kolonjarëve kundër Besës (0-0, java 6). Alban Tafaj, i cili zëvendësoi te Tirana kroatin e larguar Ilija Lonçareviç, pësoi humbje 2-1 me Dinamon në “Qemal Stafa (2-1, java 7). Pasuesi i boshnjakut Esad Karishik te Apolonia, Hasan Lika, humbi me Dinamon në kryeqytet (3-2, java 11).
SUPERLIGA 2009-2010
LËVIZJET E TRAJNERËVE
Vllaznia (3 trajnerë)
Hasan Lika (nga java 1-5). Roland Luçi (nga java e 6-17). Edi Martini (java 18)
Shkumbini (3 trajnerë)
Gugash Magani (nga java 1-2). Kristaq Mile (nga java 3-15). Përparim Daiu (nga java 16)
Flamurtari (2 trajnerë)
Eqerem Memushi (nga java 1-4). Gugash Magani (nga java e 5-të)
Gramozi (2 trajnerë)
Ilir Qirjako (nga java 1-5). Agim Canaj (nga java e 6-të).
Tirana (2 trajnerë)
Ilija Lonçareviç (nga java 1-6). Alban Tafaj (nga java e 7-të)
Apolonia (2 trajnerë)
Esad Karishik (nga java 1-10). Hasan Lika (nga java e 11-të)
Skënderbeu (2 trajnerë)
Gerti Haxhiu (nga java 1-17). Andre Marko (nga java 18)
5 EKIPET
QË NUK KANË
NDËRRUAR TRAJNERËT
Dinamo: Shkëlqim Muça
Besa: Shpëtim Duro
Teuta: Mirel Josa
Kastrioti: Ramadan Ndreu (Shaban Dollaku zëvendësoi për 5 javë Ndreun e pezulluar 5 javë nga FSHF-ja)
Laçi: Stavri Nica
TRAJNERET DHE NDESHJET NE DEBUTIM
Kristaq Mile (Shkumbini)
Java 3: Apolonia-Shkumbini 1-0
Gugash Magani (Flamurtari)
Java 5, Gramozi-Flamurtari 2-0
Agim Canaj (Gramozi)
Java 6: Gramozi-Besa 0-0
Roland Luçi (Vllaznia)
Java 6: Flamurtari-Vllaznia 2-0
Alban Tafaj (Tirana)
Java 7: Dinamo-Tirana 2-1
Hasan Lika (Apolonia)
Java 11: Dinamo-Apolonia 3-2
Përparim Daiu (Shumbini)
Java 16: Shkumbini-Dinamo 4-0
7
skuadra të Superiores e kanë ndërruar të paktën një herë trajnerin
5
klube të Superligës kanë në krye trajnerët me të cilët nisën sezonin
Fundi i hidhur i trajnerëve të huaj
Në fillim të sezonit 2008-2009 në drejtimin e 12 skuadrave të Superligës ishin edhe 2 trajnerë të huaj: kroati Ilija Lonçareviç te Tirana dhe boshnjaku Esad Karishik te Vllaznia. I pari u vetëlargua pas barazimit 1-1 me Kastriotin në javën e 6-të, ndërsa i dyti pas humbjes 2-3 me Kastriotin në javën e 10-të. Tashmë në të gjitha skuadrat e Superiores drejtojnë trajnerë shqiptarë.
FOTO 1
Ilija Lonçareviç, kroat, ish-trajneri i Tiranës
FOTO 2
Esad Karishik, boshnjak, ish-trajneri i Apolonisë
TË GJITHA LËVIZJET
NË KATEGORIN SUPERIORE
APOLONIA
Të ardhur:
Të larguar: Edin Feruzoviç, Semir Haxhibuliç, Elton Grami, Erion Hoti
BESA
Të ardhur: Vioresin Sinani
Të larguar: Liridon Leci
DINAMO
Të ardhur: Maksimiliano Timparano, Emiljano Vila
Të larguar: Gerhard Progni
FLAMURTARI
Të ardhur: Gerhard Progni, Elton Grami, Puljiz, Djoriç, Tasunoviç
Të larguar: Marius Ngjela, Marko Bashiç, Amarildo Belisha, Besir Arifaj, Darko Djukiç, Robert Alvizh, Flavio Zhunior
GRAMOZI
Të ardhur: Marius Ngjela, Erion Hoti, Andi Lalaj
Të larguar: Ervin Nuredini, Erjon Islami, Marko Dos Santos, Ervis Ismolli
KASTRIOTI
Të ardhur: Zekeria Ramadani, Aleksandër Jankoviç
Të larguar: Klevis Roshi, Fejzo Shënaj, Florian Braho, Raimond Shala, Vilson Lila, Arjon Mustafa, Rigers Hoxha, Pëllumb Jusufi, Fatmir Caca
LAÇI
Të ardhur: Eduard Tanushi, Nikoll Doçi
Të larguar:
SKËNDERBEU
Të ardhur:
Të larguar: Marian Tomasiç, Matko Djarmati, Milain Guerrib, Antonio Rukavina, Aldo Guna
SHKUMBINI
Të ardhur: Driton Krasniqi, Fejzo Shënaj, Virtyt Hashani
Të larguar: Roland Dervishi, Hetlem Çapja, Arvist Gjata
TEUTA
Të ardhur: Aldo Guna, Saimir Varoshi
Të larguar:
TIRANA
Të ardhur:
Të larguar:
VLLAZNIA
Të ardhur: Amarildo Belisha, Elvis Kraja, Liridon Leci
Të larguar: Elvin Beqiri, Ardit Beqiri, Blerim Rustemi, Leandro Teofilio, Erjon Rizvanolli, Fitim Kasapi, Vioresin Sinani
Merkatoja mbërthen edhe të Parën
Merkatoja nuk është e vrullshme vetëm në Kategorinë e Superiore, por dhe në ato më inferiore, përkatësisht në Kategorinë e Pare dhe atë të Dytë. Raimond Shala (ish-Kastrioti) mund të jetë përforcimi i radhës i Partizanit, Kategoria e Parë. Të kuqtë mbeten skuadra më aktive në merkaton dimërore pasi kanë siguruar shërbimet e Rezart Mahos, Arbër Capos, Ardit Beqirit, Besmir Arifajt, Florian Brahos dhe Klevis Roshit. Portieri Bledar Dura është blerja e re e Bësëlidhjes së Lezhës, Kategoria e Parë. Gardiani beratas luajti gjatë fazës së parë me Tomorin e Kategorisë së Dytë, ku edhe ishte kapiten i skuadrës. Sulmuesi Gentian Stojku (ish-Gramshi) dhe mbrojtësi Ervin Sulejmani (vjen nga Apolonia) janë dy afrimet e Luftëtarit të Gjirokastrës gjatë merkatos dimërore, gjithsesi nëse elbasanasi Stojku nuk ka nevojë për prezantim pasi dihen vlerat e tij, fieraku Sulejmani do të jetë në provë përpara trajnerit Mustafa Hysi. Elbasani ka nënshkruar me Roland Dervishin dhe Hetlem Çapjen, që të dy të ardhur nga Shkumbini.
11 Janar 2010