E Diel, 1 Nëntor 2026

Ronaldinjo, ambasadori i laptopëve kinezë

Ronaldo de Assis Moreira, apo Ronaldinnjo siç thirret shkurt futbollisti brazilian i Milanit Ronaldinjo është ambasadori i laptopëve kinezë, duke shfrytëzuar shumë të jashtëzakonshme nga përdorimi i imazhit të tij. Dinjo, i natyralizuar si qytetar spanjoll nga janari i vitit 2007, është fitues i “Topit të Artë” (2005) dhe “Lojtari më i mirë FIFA” (2004, 2005). Kampioni i Botës në vitin 2002 njihet jo vetëm si një magjistar i topit në fushën e blertë, por dhe një sportist me lidhje të fuqishme biznesi. Kompanitë ndërkombëtare si “Nike”, “Pepsi”, “Aspire”, “Lenovo” dhe tetë kompani të tjera në Brazil, përfshirë “Kibon” kanë në qendër të imazhit të tyre futbollistin virtuoz. Ronaldinjo, i cili tashmë është shndërruar edhe në një personazh të filmave me kartonë, nga komiku i famshëm brazilian Ronaldinho and Mauricio de Sousa, është një nga futbollistët më të marketuar në botë, duke gjeneruar rreth 57.8 milionë dollarë në vit. Përveç kontratave luksoze me kompanitë multinacionale të pijeve energjike, ylli i Milanit është një “ambasador botëror” për një marke të re laptopësh kinezë. Ronaldinjo është i njohur edhe në Shqipëri përmes reklamave të pijes joalkoolike “Pepsi” dhe sidomos patatinave “Ruffles”. Tenistja ruse Maria Sharapova nuk është e aftë vetëm për të fituar Grand Sleme apo të shpallet tenistja më e mirë femër nga rrjeti televiziv amerikan ESPN, por dhe të sigurojë kontrata të majme. Sharapova 20-vjeçare ka një numër të konsiderueshëm kontratash me prodhues makinash. Menjëherë pas fitores së Marias të turneut të Uimbëlldonit në vitin 2004, kur ajo ishte vetëm 17-vjeç, kompania japoneze e prodhimit të makinave “Honda” nënshkroi një kontratë një vjeçare të vlefshme për Japoninë. Kompania e prodhimit të makinave luksoze “Land Rover”, në prill të vitit 2006 nënshkroi një kontratë tre vjeçare për një vlerë prej 12 milionë dollarësh, ndërkohë që Sharapova mori falas një “Land Rover Sport” në Florida dhe mund të drejtonte kur ajo të dëshironte një “Land Rover Discovery” Gjiganti amerikan i telefonisë celulare “Motorola”, jo vetëm që i ofron falas telefona celularë, por paguan edhe faturat e të gjitha bisedat që bën gjatë gjithë vitit rusja e bukur, ndërkohë që Maria merr një pjesë nga të ardhurat e dounlodimeve HelloMoto/Maria. Edhe me pijet Maria nuk është keq. Pija e famshme energjike sportive “Gatorade”, një produkt i PepsiCo dhe e përdorur gjerësisht nga sportistët ka për imazh të saj, midis dhjetëra sportistëve të mëdhenj edhe Sharapovën. Edhe “Tropicana”, lideri në prodhimin e lëngjeve të frutave, sidomos të portokallit, i ofron falas ruses simpatike gjatë gjithë vitit pijet e saj. Rusja me banim në Florida është anëtare e “Ekipit të ëndrrave” të ambasadorëve Tag Heuer, prodhuesit zviceran të orëve sportive, së bashku me Xhef Gordon, Sarah Fisher, Tajgër Uds, Uma Turman dhe Brad Pit. Kompania amerikane “Nike” vesh Sharapovën, “Prince Sports” sponsorizon raketat që ajo përdor dhe “Canon” ka si imazh Marian për produktet e kamerave. Të gjitha këto sponsorizime e kanë shndërruar Sharapovën, sipas revistës “Forbes”, në sportisten femër më të paguar në botë, me fitime që shkojnë deri në 20 milionë dollarë në vit. Por, kur pyetet Sharapova për të ardhurat e saj, ajo qetësisht thotë. “Paratë nuk janë kurrë të mjaftueshme. Me jepni para. Nuk ka ndonjë limit sa ju do të dëshironit të kishit”, - thotë një nga 50 femrat më të bukura në botë, sipas “People Magazine”, ndërkohë që “Sports Illustrated” i kushtoi gashtë faqe të plota veshjeve të saj me bikini.
Yjet e sportit shkëlqejnë edhe në fushën e botimeve, madje librat e tyre janë ndër më të shiturit. Sportistët shkëlqejnë në katërkëndëshin e gjelbër, janë personazhe të përhershëm mediatikë, gjithmonë të kërkuar për të dhënë mendimet e tyre në lidhje me ndeshjet dhe zhvillimin e futbollit, por jo në pak raste i shohim edhe në një rol të ri, krejt të pazakontë, që s’ka shumë të bëjë me punën e tyre, por që ka ngjashmëri me artin që ata prodhojnë në fushë. Futbollistë që bëjnë dhe rolin e shkrimtarit. Edhe pse kjo ka të bëjë më shumë me libra autobiografikë. Por, kur shkruan një idhull i qindra mijëra tifozëve, libri i tij kthehet në një “besteseller”. Marko Materaci, publikoi të enjten e kaluar, librin e parë të tij “Një jetë si luftëtar”. Në të vërtetë kemi të bëjmë me rrëfime të karakterit personal, gjë që e kanë bërë thuajse të gjithë yjet e futbollit kanë rrëfyer për të tjerët jetën e tyre. MARKO MATERACI: - Kampioni i Botës dhe mbrojtësi i famshëm i Interit, i njohur botërisht për batutën e tij shokuese: “Pas finales, duan si putanë motrën tënde”, të thënë ndaj legjendës franceze, Zinedin Zidan, në finalen e Kampionatit Botëror të Futbollit 2006, që provokoi edhe goditjen me kokë të Zizuzë, botoi së fundit librin e tij të parë, një lloj autobiografie: “Një jetë si luftëtar”. Edhe pse Marko njihet për ashpërsinë e tij në fushën e gjelbër, si shkrimtar Matereci, shfaqet krejt tjetër, një luftëtar me ndjenja të fuqishme dhe zëmër të ëmbël. ia kushton librin e tij dy grave që kanë luajtur një rol thelbësor gjatë jetës së tij: Nënës së tij, e ndarë nga jeta 19 vjet më parë, dhe gruas së tij, Daniela, pasi një grua për gjithmonë është personi të cilit i beson jetën dhe të shoqëron çdo ditë”. Marko flet edhe për rastin e bujshëm. “Nëse do të ketë paqe me Zidan, nuk do ta dijë njeri, pasi do ta bëjmë atë privatisht, dhe për këtë nuk ka pasur dëshirën të thojë publikisht asgjë”. Futbollisti më i mediatizuar i planetit, Devid Bekam, është shprehur se ndihej i tronditur kur njerzit kishin zënë radhë për të blerë librin e tij “My Side” (Fusha ime), për të cilin më pas ish-kapiteni i Anglisë, u shpërblye edhe me një çmim special nga “British Book Aëards”, pasi vendosi edhe një rekord si libri autobiografik më i shpejtë i shitur. “Unë jam i befasuar që marr këtë çmim”, - tha ish-lojtari i Realit të Madridit, libri i të cilit u shit 103.000 kopje vetëm në javën e parë të publikimit të tij, teksa në total ai u shit në mëse një milion kopje. “Kur unë vendosa të shkruaja autobiografinë time, nuk parashikoja kurrë se do të thyeja rekordet. Unë dëshiroja vetëm t’i jepja gjërat e mia në historinë e librit”, - pohoi atëherë ish-lojtari i Mançester Junaitid. Në fakt libri i Bekamit kishte brenda tij edhe penën e gazetarit sportiv, Tom Uat. Libër tjetër i Bekamit është edhe “My ëorld” (Bota ime), ku futbollisti aktual i Los Anxheles Galaksi përshkruan familjen e tij dhe sidomos marrëdhëniet për “Posh Spice”, Viktoria Bekamin. Për madhështinë e Totit si futbollist është thënë shumë, pasi kapiteni i Romës është nën sytë e të gjithëve, por ish-sulmuesi i kombëtares është i famshëm për librin e tij, "Mo je faccio er cucchiaio", një përmbledhje barceletash të famshme të shkruara në gjuhën romaneske, një dialekt që Toti e zotëron në mënyrë të shkëlqyer. Toti i pajisur me një inteligjencë autoironike u tregon tifozëve me metaforat e tij tipike, edhe kur ka qenë i dëshpëruar, edhe kur është i tej lumutr150 mijë kopje të shitura në më pak se një muaj dhe një nga librat më të shitur në Itali. Çmimi 10 euro. ROI KIN - Ish-futbollisti profesionist irlandez, një nga futbollistët më modernë te Mançester Junaitid, tashmë në detyrën e trajnerit të Sandërlendit në Premier Ligën angleze. Kin, i njohur për agresivitetin e tij dhe dyluftimet e tij të ashpra gjatë lojës është autor i librit “The Autobiography”, i shkruar në bashkëpunim edhe me biografin e tij personal, Imën Danfi, ish-futbollist dhe një personalitet i televizionit dhe radios irlandeze.“Total Frank”, ky është titulli i librit prej 384 faqesh të shkruar nga mesfushori i fuqishëm i Çelsit, anglezi Frenk Lampard. Jeta e futbollistit nga fëmijëria, detaje nga karriera e tij si futbollist i të rinjve te Uest Hemit dhe pjesë nga jeta si multi-milioner i botës së futbollit, përshkrime dhe opinione të tij në lidhje me dhomat e zhveshje së Çelsit dhe Anglisë, marrëdhëniet e tij me bosin e Çelsit, miliarderin rus, Abramoviç, ish-trajnerin e Anglisë, suedezin Sven Goran Erikson dhe atë të Çelsit, portugezin Hoze Mourinjo, e kanë shndërruar librin e rekordemenit për numrin më të madh të ndeshjeve rresht, mnëj libër tërheqës. Por dhë dështimet e tij, sidomos ai Annglisë në Botërorin e Gjermanisë janë pjesë e librit. UEJNI RUNI- Edhe një nga sulmuesit më të talentuar anglezë dhe një nga më të mirët në botë, Uejni Runi ka shkruar librin e tij prej 384 faqesh “The ëay it is” (Rruga është). Nga fillimet e tij në rrugën Kroksteth në Liverpul dhe deri te marrëdhëniet e tij me të fejuarën Kolin Mekloflin, nga jeta te Mançesteri dhe deri te pasionet e tij, shpesh herë të gjuajtur nga tabloidët anglezë, përbëjnë edhe thelbin e të panjohurave të një prej karaktereve më të komplikuara dhe më të paguara të futbollit anglez. Tentarvat e para të Runit te Evertoni dhe shkëlqimi meteorik te Mançesteri, janë pjesë të rëndësishme të librit. Seria “MY STORY” është shumë e gjatë në librat autobiografikë të futbollistëve. Mbrojtësi Mançester Junaitid, RIO FERDINAND dhe kapiteni i Liverpulit, STIVËN XHERARD kanë publikuar librat e tyre. Xherard e është frymëzuar për të shkruar librin pa fitimit të trofeut të Ligës së Kampioneve, pa dyshim një sukseset më të mëdha në jetën e tij si futbollist. Lojtari i Interit, PATRIK VIERA është autor i “My Autobiography” dhe një libër me një titull të tillë e ka shkruar edhe RAJAN GIGS, lojtar legjendar i Mançesterit, i cili përshkruan edhe disa figura të tjera të botës së futbollit, që i ka njohur gjatë karrierës së tij 14-vjeçare, si: Kantona, Shmajkel, Bekam e të tjerë. Edhe GERI NEVIL nuk ka shpëtuar nga kjo seri. ERIK KANTONA, ish-kapiteni i Kombëtares franceze ka gjetur një titull shumë domethënës për librin e tij: “Cantona on Cantona”. Edhe kapiteni i Gjermanisë, MIKAEL BALAK ka librin e tij, “The Biography”. Historia e një prej futbollistëve më të paguar në botë dhe babait 31-vjeçar të tre djemve të lindur gjatë bashkëjetëses së tij ende përshkruar në 288 faqe në gjuhën angleze.

11 Janar 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›