E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Bano, debatonte me Arben Boricin"

Debate per deshmitarin Gramoz Selmani. Mbrojtja, kerkon te dhena ne Prokurorine e Elbasanit

Tirane- Emri i deputetit te Partise Demokratike, Ilir Bano eshte permendur per here te dyte ne deshmite e dhena, ne ngarkim te te pandehurve te akuzuar si anetare te "Bandes se Lushnjes". Deshmitari, Zyber Meco shpjegonte ne deklarimet e dhena para Prokurorise se Krimeve te Renda, se kur eshte marre nga anetaret e "Bandes se Lushnjes", eshte derguar ne Komisariatin nr.2 ku edhe kishte pare deputetin Ilir Bano. "Arben Borici, i thoshte Ilir Banos, perse nuk e permendin ne Parlament. Bano i tha qe nuk jam deputeti i zones suaj, une merrem me partine dhe ju merreni me qeverine", deklaronte deshmitari, tashme i vdekur. Emri i deputetit Ilir Bano, eshte permendur edhe ne dy seanca me pare nga deshmitari Pellumb Mece. Pas permendjes se deputetit, gjykata pranoi kerkesen e bere nga ana e mbrojtjes, per te dhene deklarime para gjykates. Po dje, gjate seances mbrojtesit kane kerkuar te sqarohej roli i Gramoz Selmanit, i cili eshte thirrur edhe deshmitar nga ana e akuzes. Gjykata iu beri me dije te dyja paleve se, nga ana e Prokurorise se Lushnjes, kishte mberritur nje pergjigje ne te cilen behej me dije se Gramoz Selmani kishte qene i pandehur, ku edhe cilesohej si anetar i bandes, dhe ndaj tij ishte caktuar masa e sigurise "arrest me burg". Por me pas dosja hetimore i kishte kaluar per kompetence Prokurorise se Elbasanit. Gramoz Semani, akuzohej per vepren penale te "vrasje me paramendim". Pas pergjigjes se ardhur nga ana e Prokurorise se Lushnjes, mbrojtesit i kerkuan gjykates qe te kerkonin te dhena ne Prokurorine e Elbasanit, nese kishte dosje hetimore ne ngarkim te tij apo jo. Nga ana tjeter mbrojtesit shpjeguan qe nga ana e gjykates, te mos merreshin si prova deshmite e dhena nga ana e tij perpara organit te hetimit. Gjykata vendosi qe t'i dergoje nje kerkese Prokurorise se Elbasanit, nese ka nisur hetimet ndaj ketij shtetasi apo jo. Ne seancen e radhes, ne gjykate priten per te deklaruar deshmitare te tjere te akuzes, mes tyre edhe i penduari i bandes, Petrit Lici, i cili me deshmine e tij, fundosi pjesen e pare te kesaj bande, qe eshte denuar po nga Gjykata e Krimeve te Renda.

Redinalda Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›