E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Korrupsioni ne Shqiperi eshte shperthyes"

Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, deklaroi diten e djeshme se Foreing Ofice ka reflektuar ne menyre reale ate qe eshte problematikja e deshtimit te qeverisjes se Sali Berishes ne Shqiperi. "Duke perzgjedhur nga konstatimet kryesore te tij, ne menyre te vecante korrupsionin, mendoj qe korrupsioni nuk eshte me i rritur ne Shqiperi, as edhe galopant, por eshte nje korrupsion shperthyes", theksoi ai. Sipas tij, Shqiperia eshte tashme e perfshire nga kriza ekonomike dhe ky eshte nje fakt real dhe i pakundershtueshem. "Situata ka shenuar disa momente shume delikate te cilat jane bere publike me shume shqetesim edhe nga Banka e Shqiperise e cila ka deklaruar se: qeveria ka rritur deficitin, qeveria ka rritur borxhin e brendshem, qeveria ka shkaktuar rritjen e importeve, qeveria shkaktoi rritjen e interesave te lekut", ben te ditur Vasili.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›