Gjykata, burg te dyshuarit per vrasjen e policeve
Tirane- Me pranga ne duar, syrin e djathte te nxire, i kapur nga te dyja anet nga dy efektiva policie, Afrim Hasani i dyshuari si autori i vrasjes se dy policeve ne Kukes, eshte paraqitur dje ne Gjykaten e Krimeve te Renda. "S'kam asgje per te thene". Vetem kaq ka deklaruar dje ai, para gjykatesit te gatshem Fran Prendi, perpara se gjykata te caktonte masen e sigurise "arrest me burg". Avokati i tij mbrojtes i ka kerkuar gjykates caktimin e nje mase sigurie me afat, deri ne zbardhjen e plote te ngjarjes, por prokurori i ceshtjes i ka shpjeguar gjykates, se me daten 24 mars te ketij viti, Prokuroria e Krimeve te Renda kishte nisur hetimet ne ngarkim te te pandehurit Afrim Hasani. Sipas akuzes i pandehuri eshte duke u hetuar per vrasjen e dy efektivave te policise ne Kukes. Prokurori ka shpjeguar se tre dite para ngjarjes, dy efektivet e vrare te Policise Rrugore; Shkelzen Dobrushi dhe Ramandan Hila, kishin depozituar nje kallezim penal ne ngarkim te tij. Viktimat e akuzonin te pandehurin per veprat penale te shkaterrimit te prones dhe kundershtim te punonjesit te policise. "Pas kesaj ngjarjeje, i pandehuri pergatiti te gjithe skemen e krimit. Diten e ngjarjes ai eshte afruar te lokali, ku ishin duke pire kafe dy punonjesit e policise, dhe ka qelluar ne drejtim te tyre me automatik "Kallashnikov", ka shpjeguar prokurori. Sipas tij menjehere pas kesaj ngjarjeje ai eshte larguar, duke u arrestuar nje dite me vone. Prokuroria e Krimeve te Renda ka paraqitur si prova kunder te pandehurit disa procesverbale, mes tyre sekuestrimin e telefonave te Shpresa Vokes, Skender Demirit, Durim Metes, si dhe kontrollet e banesave qe jane bere tek babai i te pandehurit Avni Hasani, motres se tij etj. Ne fund, akuza permendi se kunder te pandehurit, prokuroria ka si prove edhe armen me te cilen eshte kryer krimi. Gjykata e ka cilesuar dje, te ligjshem arrestimin e tij ne flagrance. Afrim Hasani akuzohet per vepren penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese", kryer dy here dhe "armembajtje pa leje".
Redinalda Caushaj
Redinalda Caushaj