Pranga te kerkuarit per trafik
TIRANE - Arrestohet ne Itali i kerkuari nga drejtesia shqiptare per akuzat e "trafikimit te narkotikeve" dhe "trafikimit te armeve dhe municioneve". Policia e Shtetit tha dje se, nga Interpol Roma eshte bere e ditur se Edison Begaj 29 vjec, nga Vlora eshte arrestuar ne Firence, (Itali) me qellim ekstradimi, drejt vendit tone. Ndaj tij, Gjykata e Shkalles se Pare per Krime te Renda, ne daten 11 dhjetor 2008, ka caktuar masen e sigurise "arrest ne burg", per veprat penale te "trafikimit te narkotikeve" dhe "trafikimit te armeve dhe municioneve". Ne 19 dhjetor 2008 ne fshatin Ndermenas, Fierit eshte kapur nje sasi prej 284 kg bime narkotike si dhe 5 arme zjarri automatike, si prova materiale ndaj David Ismailaj, Erjon Dulaj dhe Albert Brahimi te arrestuar ne flagrance. A. C