Kapet gomone me droge shqiptare ne Itali
Nje gomone me rreth 320 kg mariuane, u kap dje ne brigjet e Leces ne Itali. Policia italiane beri te ditur sekuestrimin e ketij mjeti lundrues dhe tha se "kishte sinjalizime per transportin e lendeve narkotike ne kete zone". Gjithashtu te gjitha dyshimet e policise italiane jane se kjo sasi droge vinte nga Shqiperia dhe ishte e destinuar per tregun lokal te Leces. Ne gomone ne momentin e kapjes nga agjentet e policise nuk ka pasur njerez ne bord por vetem rroba dhe celulare. Jane intensifikuar kontrollohet ne gjithe zonen per gjetjen e trafikanteve qe mendohet te kene qene te tre dhe te jene hedhur para mberritjes ne breg. Vlera e mariuanes se sekuestruar kap nje vlere prej 700 mije eurosh. Ajo ishte e ndare ne 12 canta. Policia italiane ka njoftuar se kishte marre sinjalizime dite e pare, qe nje sasi lende narkotike do te transportohej nga Shqiperia. Nderkaq dje, Policia e Tiranes ka bere te ditur se, ka arrestuar pese persona per mbajtje dhe shperndarje lendesh narkotike. Burimet zyrtare thane se, Haki Belaj 35 vjec dhe Ervin Qiro 28 vjec, i denuar me pare per "vjedhje me dhune", jane kapur ne afersi te rruges "Ali Demi" ne Tirane, prane shkolles "Kushtrimi i Lirise". Policia tha se, ka sekuestruar 150 grame bime narkotike kanabis sativa, tre telefona celular dhe nje makine "Benz", me targe TR 5060 I, ne pronesi te Haki Belajt. Po dje, jane ndaluar dhe Lulezim Ajazi 25 vjec, Shpendi Islami, 22 vjec dhe Ermal Avduli, 20 vjec. Atyre iu eshte gjetur, 278 grame kanabis sativa, qe do e shisnin. A. Cena