E Diel, 1 Nëntor 2026

"Bashkeshortin ma rrembeu dhe ma rrahu barbarisht, Alfred Shkurti"

Deshmitarja Kujtime Rapi, deklaronte perpara oficerit te Policise Gjyqesore se, Alfred Shkurti i kishte marre peng bashkeshortin dhe e kishte rrahur barbarisht, ne bazen e tij ne Komisariatin nr.2 "Me ka ardhur komshia dhe me tha qe, "te kane marre burrin nje fugon me traga te huaja". E dija qe personi i cili mund ta kishte marre, ishte Alfred Shkurti, pasi ishte betuar se do te merrte hak per vrasjen e vellait te tij. Shkova ne banesen e tij dhe i ati, me tha qe kishte dale dhe kthehej shpjet. Sapo kam dale nga banesa e tij, kam gjetur Alfred Shkurtin, te cilen e kam pyetur per bashkeshortin tim. Ai me ka kthyer pergjigje se mund ta marrja ne spital dhe te thosha se shyqyr qe e kisha gjalle, pasi mund te ma kishte vrare. Shkurti me tha qe do te vriste kedo qe do t'i dilte para, se nuk kishte shtet dhe se mund te bente cfare te donte. Qe prej asaj dite bashkeshorti im duhet te shkonte sa here qe e therriste Alfred Shkurti, si dhe nese kishte dijeni per Gramoz Selmanin, ta vinte ne dijeni, pasi do ta vriste", sqaroi deshmitarja.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›