E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau per nje gardh, arrestohet ne Itali i denuari me 18 vjet burg

VICENCA - Duhej te vuante denimin prej 18 vjetesh burg, te dhene nga gjykata por qe nga viti 2002, Laver Danaj ishte bere i pakapshem per policine shqiptare. E eshte arrestuar dy dite me pare ne Vicenca, Itali. Ai kerkohej per vrasjes me "Kallashnikov", te Arben Ademit, ne Vlore. Prangosja eshte bere nga karabinieret italiane, te cilet me pas kane njoftuar koleget e tyre shqiptare, per arrestimin e personit te shume kerkuar. Lajmi eshte bere i ditur dje nga Policia e Shtetit. 63-vjecari Danaj, eshte vene ne pranga gjate momentit kur ishte duke dale nga shtepia e disa te afermve te tij, ne lokalitetin e Rosas. Aty e kane pikasur karabinieret dhe i kane vene prangat. Qe nga viti 2002, kur Gjykata e Vlores, e kishte denuar perfundimisht me 18 vjet burg, per nje vrasje te ndodhur ne vitin 1999, ne fshatin e tij ne Amonice, Vlore. Sherri mes viktimes dhe te denuarit kishte nisur per shkak te nje gardhi, qe ishte mes dy banesave te tyre. Ka qene data 10 gusht e vitit 1999, kur 63-vjecari Laver Danaj, ka qelluar per vdekje me arme zjarri fqinjin e tij, Arben Ademi. Ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta pasi viktima, ka prishur gardhin para shtepise se tij dhe e ka vendosur para shtepise se Laver Danajt. Pas debateve te krijuara Danaj ka hyre ne shtepi, ku ka marre nje automatik te cilin e kishte pa leje, dhe ka qelluar Arben Ademin, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjehershme. A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›