E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksperti britanik: Digat shmangen katastrofen

Digat e hidrocentraleve kane shmangur katastrofen si pasoje e situates ekstreme te motit ne fillim te janarit ne veri te vendit. Ky eshte opinion i Andreu Sheerman-Chase, ekspert britanik per digat. Pasi ka pare nga afer zonat e permbytura, ai tha per TV Klan se konstaton nje permiresim te ndjeshem te situates. Andreu Sheerman-Chase, Shef i Hidrologjise, Zumax AG: "Mora vesh se ka pasur kritika ne lidhje me operimin e digave, por opinioni yne eshte se digat nuk e kane perkeqesuar situaten, ne fakt, situata do te ishte shume me e rende nese digat nuk do te funksiononin". Per ekspertin britanik, i angazhuar ne zgjidhjen e nje situate te ngjashme vitin e kaluar ne Rumani, situata duket se po permiresohet ndjeshem fale angazhimit te strukturave pergjegjese. Shume shpejt do te hartohet edhe nje plan veprimi, ku emergjente eshte drenazhimi i Drinit dhe Bunes per te shkarkuar shpejt ujin e tepert. "Do kemi nje propozim ne 3 faza. Afatshkurter duhet permiresuar rrjedha e lumit dhe forcimi i pritave ne zonat kritike. Duke shkuar ne afatgjate ne ripyllezimin e zones dhe menaxhimin e mire te tokes. Mendoj se deri tani qeveria ka bere nje pune te mire ne perballimin e situates". Eksperti i digave beri dhe nje keshille edhe per banoret e zones. Nje problem i konstatuar ishte se njerezit kane ndertuar ne menyre te paligjshme ne zonat prane digave, ata duhet te jene te kujdesshme ku ndertojne per te mos u rrezikuar nga permbytjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›