E Diel, 1 Nëntor 2026

Beteja mes dy ish-ortakëve, Prifti: Metanjë tartabiq që ka pirë gjakun e njerëzve

09/01/2012  Pas tërheqjes së gjykatës për vendim, vazhdon sherri Meta-Prifti

TIRANE-Pavarësisht betejës ligjore që kanë marrë ndaj njëri-tjetrit, përplasja mes dy ish-ortakëve Dritan Prifti dhe Ilir Meta është kthyer në një përballje titanësh, ku ende nuk dihet se kush do e ngrejë trofeun e fitores. I vetëdeklaruar dy ditë më parë në Shkodër si një luan, ish-ministri i Ekonomisë njëherësh dhe ish-zv/kryeministri Ilir Meta, dje ka marrë goditjen e radhës nga rivali i tij Dritan Prifti. Ky i fundit nëpërmjet një deklarate ka ironizuar ish-mikun e tij, duke e quajtur atë si një morr të fryrë nga gjaku që i ka pirë njerëzve gjatë këtyre viteve. “Ilir Meta dje me eufori quajti veten luan e mua mi. Nuk besoj se ka shqiptarë që nuk e di kush është luani dhe kush është miu në rastin tonë. Ai kërkoi më kot t’i japë optimizëm një familjeje politike të korruptuar dhe të lodhur nga pasha e fajit që ka para shqiptarëve. Ndonjë që nuk e njeh dhe mund të mashtrohet që ai është luan, por unë e njoh, në sytë e mi ai është një tartabiqe e fryrë me gjak që rrezikon ta shtypë po ajo mollaqe që i dha gjakun. Kush ka frikë nga një tartabiqe?”,-thotë në deklaratën e tij deputeti i Libofshës, Dritan Prifti. Më tej ky i fundit akuzon dhe Spartak Brahon, të cilin me ironi e quan xha Braho duke shtuar për të se ka vrarë njerëz nën petkun e prokurorit të komunizmit dhe se aktualisht po përpiqet për blerjen e gjyqtarëve. “I vetmi që i rri pranë është xha Braho, prokurori që ka varur në litar, njerëz të pafajshëm. Xha Braho ka blerë një Benz të ri që kur ka filluar gjyqi i Ilir Metës. Mund që Benza të blejnë dhe disa gjyqtarë nga kjo histori”,-deklaron ish-ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Lirohet Roland Celmeta, pranon para gjyqtarëve korrupsionin

Agron Damzi , Kristaq Thanasi,Sokol Lami.

Reagimi i Dritan Priftit menjëherë pas deklaratës së Ilir Metës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›