E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët, ankesa për zhurmat

 

FIER - Çdo ditë e më shumë ndotja akustike po kthehet në një makth për qytetarët e Fierit. Jo vetëm automjetet jashtë parametrave të duhura po bëhen burim zhurmash, por edhe subjektet që operojnë në qytet, ku përfshihen subjektet të tilla si torno, zdrukthëtari, saldatriçe, disko etj. “Nuk mund të jetojmë në këtë stres të përhershëm. Jemi ankuar disa herë dhe asgjë nuk është bërë. Na kanë premtuar se do marrin masa deri në mbylljen e këtyre burimeve të zhurmës, por gjithçka ka mbetur në kuadrin e fjalëve. Nuk flemë dot. Diku makinat, diku diskot, diku këto fabrikat dhe punishtet që prodhojnë zhurmë dhe kjo na sjell vetëm stres”, u shpreh Fahrie Bala, banore e lagjes “Apollonia”. Drejtoresha e Agjencisë Rajonale të Mjedisit, Angjelina Mërtiri është shprehur pak kohë më parë se: “Ne po punojmë që të vëmë përpara ligjit të gjithë ata subjekte që ndotin mjedisin dhe që me apo pa dashje rëndojnë në qetësinë e qytetarëve”. Por situata vazhdon të mbetet e pandryshuar me gjithë premtimet e dhëna. Drejtoria  e Mjedisit ende nuk ka marrë masa konkrete megjithë ankesat e vazhdueshme të qytetarëve.           m.r

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›