E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia para semaforit te kuq

/* */

Nga:DITMIR BUSHATI

Kane kaluar pese jave nga dita kur Komisioni Europian publikoi opinionin dhe raportin analitik per Shqiperine dhe kryeministri duket i vendosur per ta arkivuar kete deshtim ne sirtaret e harreses. Nderkohe qe vendet anetare te BE-se pritet te miratojne kete jave rekomandimin e Komisionit Europian per mosdhenien e statusit...

te vendit kandidat Shqiperise. BE na perforcoi bindjen se Shqiperia gjendet para semaforit te kuq, si pasoje e lengates politike dhe keqqeverisjes. Por kjo nuk e ka prekur aspak kryeministrin, i cili vijon t’i shmanget debatit themelor mbi arsyet e refuzimit te Shqiperise. Jo pa qellim gjithçka qe ka te beje me integrimin europian po tentohet te njesohet thjesht me liberalizimin e vizave, qe ndonese eshte nje nga momentet me te rendesishme ne historine tone, nuk mund te zevendesoje jetesimin e endrres europiane ne Shqiperi, qe fillon me dhenien e drites jeshile per procesin e anetaresimit.
Kryeministri pati premtuar se brenda pese javeve nga publikimi i opinionit per Shqiperine, do t’i dergonte Brukselit kundershtite e qeverise, duke u ankuar ne te njejten kohe ndaj institucioneve europiane per mungese transparence gjate procesit te vleresimit te Shqiperise, dhe pse vete eshte kundershtari me i flakte i transparences. Cili eshte rezultati? Asnje dokument i shqyrtuar e miratuar nga institucionet shqiptare nuk eshte dorezuar ne Bruksel.
Diversioni recidivist ndaj partnereve eshte nje arme e ndryshkur qe nuk premton avancimin e Shqiperise drejt BE-se, por sundimin e tiranise korruptive dhe kultures se pandeshkueshmerise, ne kurriz te njerezve te zakonshem dhe ardhmerise europiane te Shqiperise. E pati provuar edhe ish-kryeministri sllovak Meicer te njejten gje me BE-ne, ne fillimet e tranzicionit dhe dihet fati i hidhur i tij dhe refuzimi per dy vite radhazi i Sllovakise nga Europa.
Sali Berisha nuk guxoi te perballej me Komisionin Europian, pasi eshte i vetedijshem qe ky institucion ka bere nje ekzaminim objektiv per realitetin shqiptar ne raport me demokracine dhe shtetin e se drejtes, me lirite dhe te drejtat themelore te njeriut, e me transformimin ekonomik e social te vendit ne rrugetimin drejt Europes. Si kryeminister i nje vendi te asociuar ne BE, ai eshte ne dijeni per rolin “ndermjetesues” te Komisionit Europian, mes vendit aplikant dhe vendeve anetare te BE-se, te cilat thone fjalen e fundit bazuar mbi vleresimin e Komisionit.
Partnereve europiane nuk u intereson retorika e tij, por veprimi e serioziteti politik ne funksion te demokratizimit dhe zhvillimit te vendit. Europa ka jetuar per 550 vjet pa ne, ndersa ne nuk mund te jetojme pa te. Ndaj, eshte i pashpjegueshem fakti qe kryeministri e qeveria e tij nuk dhane asnje shenje reflektimi gjate kesaj periudhe pese javore. Ne te kundert, Sali Berisha po tenton te fshihet pas ketij deshtimi, duke treguar opoziten si nje arsye pse Shqiperia keqqeveriset e kenetizohet, si dhe duke bllokuar me kokefortesi jeten parlamentare dhe zgjidhjen e krizes politike.
Si eshte e mundur qe kreret e shteteve anetare te BE-se miratojne kesaj jave konkluzionet per Shqiperine, nderkohe qe Kuvendi i Shqiperise ende nuk ka zhvilluar asnje seance diskutimi per kete çeshtje? Arsyeja eshte e thjeshte: Sali Berisha ka shtyre per ne afatin fundor diskutimin parlamentar per rezoluten e kerkuar nga opozita ne lidhje me analizimin e situates, nxjerrjen e pergjegjesive per kete deshtim dhe marrjen e angazhimeve, me shpresen se ne prag te Krishtlindjeve vemendja e opinionit publik dhe partnereve europiane nuk eshte e larte.
Nje kryeminister i pergjegjshem, qe ndjen nevojen strategjike te procesit te integrimit europian te Shqiperise, do t’i pergjigjej menjehere aksionit te opozites dhe vokacionit europian te shqiptareve, e jo te shfaqej vetem ne amfiteatrin e tij mediatik, duke rishkruar historine sipas deshires se tij. Ështe e qarte se kryeministri nuk deshiron te zhbllokoje perspektiven europiane te vendit, per sa kohe ka zgjedhur pushtetin dhe jo adoptimin e standardeve europiane per njerezit e zakonshem, mbylljen e syve e diversionin perballe te vertetave te thena troç nga Europa dhe jo ballafaqimin me to.
Ne kontrast me sjelljen e tij, projektrezoluta e paraqitur nga opozita ne Kuvend kerkon: 1. Kapercimin e menjehershem te krizes politike; 2. Nxjerrjen e pergjegjesive te Kuvendit te Shqiperise lidhur me refuzimin e statusit te vendit kandidat dhe garantimin e funksionimit demokratik te tij, mbeshtetur mbi nje kuader ligjor e procedural te pranuar nga te gjitha partite pjesemarrese ne Kuvend; 3. Sigurimin e pavaresise kushtetuese dhe financiare te sistemit te drejtesise; 4. Ndermarrjen e nismave kunder krimit te organizuar, kultures se pandeshkueshmerise e korrupsionit; 5. Miratimin e zbatimin e nje strategjie dhe plani veprimi kombetar per pronen; 6. Mbrojtjen e lirise se medias; 7. Rikthimin e kushtetutshmerise ne marredheniet mes pushtetit qendror e atij vendor.
Pra, kemi te bejme me nje iniciative ne funksion te sfidave te shtet-ndertimit, e jo me nje dokument qe liston çeshtje nga te cilat qeveria mund te zgjedhe nje apo disa prej tyre per t’u angazhuar ne nje proces konstruktiv. Behet fjale per nje iniciative, e cila synon kthimin e dokumentit te Komisionit Europian ne nje platforme per permbushjen nga palet te te gjitha detyrimeve qe rrjedhin nga opinioni i ketij Komisioni. Ne qofte se projektrezoluta do te refuzohet kokefortesish nga qeveria, Shqiperia rrezikon te humbase edhe trenin e 2011 per ne Europe. Nderkohe qe kostot e kesaj farse teatrale do t’i paguajne njerezit e zakonshem. Ndaj eshte koha per nje politike ne sherbim te njerezve te zakonshem, qe i kthen dinjitetin vendit dhe garanton perspektiven europiane.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›