Banda e Durrësit, avokatët dështojnë përsëri procesin
03/04/2009 Debate në sallë
TIRANË – Shtyhet sërish procesi gjyqësor kundër të pandehurve që bëjnë pjesë në bandën e Durrësit. Shkak për shtyrjen është bërë largimi i njërit prej avokatëve mbrojtës. Pas disa minutash zënkë në sallën e gjyqit, i pandehuri Selman Heti ka debatuar duke mos dashur të vazhdojë seancën gjyqësore në prani të avokatit Vangjel Muzina. Ky i fundit është larguar nga salla e gjyqit menjëherë pas debateve. Gjykata në këto kushte e ka patur tepër të vështirë t’i jap drejtim seancës gjyqësore. Vet i pandehuri nuk pranoi të vazhdonte gjyqin edhe pse ishte i pranishëm. Ai deklaroi se do të caktoi një tjetër avokat mbrojtës për të vazhduar seancën e radhës. Pas debateve të shumta procesi është ndalur duke u shtyrë për javën që vjen. Ishte hera e parë kur të gjithë avokatët mbrojtës që nuk janë pak, por 17 ndodheshin në sallën e gjyqit.