E Shtunë, 31 Tetor 2026

KESH akuzon OSSH, 4.5 miliardë lekë borxh për 4 muaj

Drejtori i Korporatës Energjetike evidenton problemet me operatorin e sistemit të shpërndarjes


Ankesat e qytetarëve për Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes së energjisë janë pasuar me akuza e pakënaqësi nga institucionet me të rëndësishme në vend që kanë marrëdhënie financiare e institucionale me OSSH. Tre ditë pasi kreu i Entit Rregullator të Energjisë shprehu pakënaqësi për punën e OSSH, ka qenë kreu i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare

ai që ka evidentuar marrëdhëniet problematike mes institucionit që ai drejton dhe kompanisë CEZ. Gjatë një konference për shtyp, drejtori i KESH Muharrem Stojku, u ndal edhe ne marrëdhëniet problematike siç i quajti ai, ato me Operatorin e Sistemit të Shpërndarjes. Kompania private i ka një borxh KESH-it prej 4.5 miliard lekësh, detyrim ky i cili ende nuk është zgjidhur se si do të paguhet. Stojku theksoi se dhe përfitimet janë të kënaqshme nga tregtia, ku vetëm në 3 muaj janë fituar 40 milionë euro, dhe në këtë mënyrë KESH po shlyen dhe borxhin ndaj qeverisë. Gjithashtu mësohet se eksporti ditor i energjisë llogaritet rreth 14.5 milionë KWh.


Analiza
Drejtori i Korporatës Elektroenergjitike Muharrem Stojku njoftoi eksportimin e energjisë, duke futur në arkëtime 40 milionë euro. Kreu i KESH theksoi se niveli i eksporteve arriti në 90 milionë kilovatorë, ndërsa njoftoi se niveli i kaskadës është maksimal në 295 metra. "Gatishmëri maksimale për prodhimin e energjisë dhe shitjet do të vazhdojnë", u shpreh Stojku, duke konfirmuar edhe vënien në punë gjatë muajit të TEC-it të Vlorës. Stojku ka sqaruar në një takim me mediat se uji nuk do të shkarkohet por do të shërbejë për prodhimin e energjisë elektrike, çka do të thotë se do të rriten eksportet. Fierza ndodhet në kuotën e 295 metrave nga 296 metra që është kapaciteti. Po rritet eksporti që të mos ketë shkarkime të liqeneve. Situata në kaskadë është në kushtet maksimale të prurjeve, ku kuota është 295.5 metra dhe me marrëveshjet tashmë të realizuara ditët e fundit që parashikojnë shitjen e 409 milionë KËH energji do të bëhet e mundur mosderdhja e ujit nga kaskada, u shpreh Stojku.


Masat
Vetëm 1 metër ndan nivelin aktual në liqenin e Fierzës nga kapaciteti normal që ky liqen lejon të mbartë. Kjo u bë e ditur dje nga Drejtori i Koorporatës Elketroenergjitike Shqiptare (KESH), Muharrem Stojku gjatë një konference për shtyp ku u bë e ditur situata në kaskadën e lumit Drin. Por siç tha Stojku niveli i rritur i ujit në liqenin e Fierzës nuk do të shkarkohet, por do të përdoret për të rritur prodhimin e energjisë dhe si rrjedhojë dhe eksportin. Fierza ndodhet në kuotën e 295 metrave nga 296 metra që është kapaciteti. Po rritet eksporti që të mos ketë shkarkime të liqeneve, tha Stojku.
Sipas kreut të KESH, eksporti i energjisë nuk do dëmtoje vendin gjatë periudhave të thatësirës, por do të ndërpritet pikërisht në muajin Qershor.


TEC-et
Pavarësisht se Banka Botërore dhe Enti Rregullator i Energjisë kane shprehur qëndrimin se termocentrali i Vlorës është një investim jo i nevojshëm, për shkak te kostove te larta te prodhimit te energjisë, drejtori i KESH-it, Muharrem Stojku ka mbrojtur dje këtë projekt. Sipas tij, TEC-i i Vlorës do te vihet ne prove gjate këtij muaji, për ti paraprire sezonit veror. Edhe pse ka pranuar koston e larte te energjisë qe do te prodhoje ky TEC ne raport me energjinë hidrike, ai e ka justifikuar këtë fakt me menaxhimin me te mire qe i behet kaskades se Drinit gjate muajve te verës. "Kostoja e TEC-it është 13 leke për kë/ore. Janë te gabuara teoritë se ai është i panevojshëm, rendimenti i kaskades behet me mire, tha Stojku. Niveli i liqenit të Fierzës ka arritur në kuota maksimale, duke arritur shumë pranë pikut. Deklarata është bërë nga drejtori i Korporatës Elketroenergjitike Shqiptare (KESH), Muharrem Stojku tha dje për mediat se duhet edhe një metër për të arritur në nivelin maksimal. Kreu i KESH-it garantoi se në bazë të dhënave edhe në muajt e ardhshëm konkretisht maj-qershor do të vijojnë shitjet në nivele më të ulëta, por duke ruajtur kuotat maksimale të shfrytëzimit dhe ruajtur prodhimin e energjisë elektrike edhe në muajt e verës.

Ankesat ndaj OSSH
Gjatë vitit 2009 ERE ka trajtuar 80 ankesa të qytetarëve, të cilat kishin për objekt ankesat për faturimet e OSSH. Trajtimi i ankesave të konsumatorëve mbetet një nga apektet më të rëndësishme të veprimtarisë së ERE. Rregullorja e Praktikës dhe e procedurave të ERE parashikon një procedurë transparente si dhe trajtim ligjor të pretendimeve ka sjellë një rritjet të numrit të konsumatorëve që i drejtohen ERE për të zgjidhur mosmarrëveshjet e tyre me Kompanisë e furnizimit. Kjo rritje dëshmon për forcimin e autoritet të ERE, e cila ka ardhur edhe si rezultat i punës për informimin e konsumatorëve. Gjatë vitit të shkuar Enti Rregullator i Energjisë ka shqyrtuar 50 ankesa nga konsumatorë familjarë, 25 nga klientë jo familjar dhe 5 nga subjekte të licencuara.

Defiçenca e OSSH
Nga 100 kilovat/orë që hidhen, furnizohen vetëm 50 kilovat/orë arkëtohen. Kjo natyrisht është një eficencë jashtëzakonisht e ulët. Rritja e çmimeve vjen nga eficenca e ulët e konsumit të energjisë elektrike, nga humbje shumë të mëdha, dhe kjo përbën sfidën kryesore, tha Nepravishta. Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë, Bujar Nepravishta ka shprehur pakënaqësi për punën e OSSH tashmë të privatizuar nga kompania CEZ. Ai ka deklaruar se ka shumë ankesa nga qytetarët kryesisht për faturat e fryra të dritave.
Në prezantimin e tij, Nepravishta, ndër të tjera, nënvizoi se viti 2009 është karakterizuar nga ngjarje të rëndësishme në fushën e energjisë. Përveç privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes dhe vënies në punë të TEC-it të Vlorës, gjatë këtij viti është realizuar furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike. Rregullimi i tregut të energjisë elektrike, rregullimi i tregut të gazit natyror, metodologjia e entit në lidhje me përcaktimin e çmimeve dhe tarifave të energjisë elektrike për vitin 2010, monitorimi i tregut të energjisë elektrike, etj., ishin ndër çështjet kryesore në të cilat zoti Nepravishta u përqendrua gjatë raportimit përpara Komisionit.

Ornela Manjani

Last Updated on E Hene, 05 Prill 2010 18:22

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›