Banorët e Gërdecit: Të ndërhyjë presidenti Topi, ose do të bëjmë vetëgjyqësi
Mungojnë avokatët, Gjykata e Lartë shtyn për më 14 shtator procesin ndaj Mediut. Prokurorët: Avokatët nuk po e shohin me seriozitet këtë proces, seancat po shtyhen pa arsye
Laureta Rryçi
Tiranë - Banorët e Gërdecit, të prekur nga tragjedia më e rëndë e 20 viteve të fundi, kërkuan dje ndërhyrjen e presidentit Bamir Topi, në të kundërt kërcënuan se do ta marrin vetë në dorë ligjin. Pas shtyrjes së seancës së djeshme në Gjykatën e Lartë, banorët, të irrituar më shumë se kurrë, thanë dhe fjalën e tyre të fundit për këtë çështje. “Presidenti Bamir Topi duhet të ndërhyjë që dosja të marrë drejtimin e duhur, në të kundërt ne do të bëjmë vetëgjyqësi”, - u shpreh një prej nënave që ka humbur djalin në tragjedinë e 15 marsit në Gërdec. Dje pritej që të niste procesi gjyqësor ku i pandehur në Gjykatën e Lartë është vetëm ish-ministri Mediu. Mirëpo mungesa e të dy avokatëve e ka detyruar kolegjin penal ta shtyjë seancën për më 14 shtator. Ky vendim solli reagim si nga përfaqësuesit e Akuzës, ashtu dhe nga banorët.
Seanca
Është shtyrë sërish seanca në Gjykatën e Lartë në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, pasi avokatët e tij nuk janë paraqitur duke nxjerrë argumentin se ndodhen në Kukës dhe nuk mund të mbërrijnë shpejt në Tiranë, edhe për shkak të mbylljes së tunelit të Kalimashit. Por, një arsye të tillë një nga prokurorët, Arben Dollapi e ka cilësuar si justifikim të kotë, pasi sipas njoftimit të Ministrisë së Transporteve, tuneli mbyllet në orën 11:00, kështu që ata mund të mbërrinin në seancë.
Për përfaqësuesin e akuzës kjo nuk ishte sjellje serioze e mbrojtësve të zgjedhur prej të pandehurit. Sakaq, një tjetër reagim ka ardhur nga avokatja e banorëve të Gërdecit, e cila, edhe pse reagoi në sallë, gjyqtarët i kërkuan të mos vazhdonte më tej për shkak se nuk ishte palë e legjitimuar në këtë çështje. Ata i kujtuan avokates se për të drejtat e klientëve të saj duhet të paraqiste pretendimet në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës, atje ku ndodhej edhe dosja civile për gjykim.
Dosja
Gjykata e Lartë vendosi vetëm pak javë më parë që dosja “Gërdeci” të veçohej dhe për rrjedhojë të pandehurit nuk do të gjykoheshin nga e njëjta gjykatë. Kolegji Penal i kësaj gjykate kanë si kompetencë të gjykojnë vetëm Fatmir Mediun për shkak të imunitetit që ai ka pasur në kohën kur ka ndodhur tragjedia. Ndërsa për të pandehurit e tjerë dosja kaloi për gjykim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Tiranës. Midis të akuzuarve vetëm katër prej tyre ndodhen të arrestuar. Në qeli ndodhet administratori i “Albademil”, Mihal Delijorgji, drejtori i firmës, Dritan Minxholli, ish-kreu i “MEICO”-s, Ylli Pinari, ish-punonjësi i “MEICO”-s, Sokol Gjeçi.
Të dhëna zyrtare pas tragjedisë, që janë në dosjen për gjykim
26 viktima;
27 persona të plagosur rëndë;
109 personave të plagosur lehtë nga kjo vepër penale;
67 persona me dëmtime të tjera të lehta nga kjo vepër penale;
61 persona të tjerë të trajtuar në spitale, për të cilët nuk është mundësuar përcaktimi i shkallës së dëmtimit;
5829 personave u është shkaktuar dëm material në vlerë 2 141 343 616 lekë, nga vepra penale e shkatërrimit të pronës me eksploziv, që përfaqësojnë shkatërrime dhe dëmtime banesa, biznese, orendi të tyre, 13
ferma bujqësore dhe blegtorale (kjo vlerë dëmi është kompensuar nga shteti dhe interesat e të cilit përfaqësohen nga Avokati i Shtetit).
Shtetit i është shkaktuar dëm material në vlerë 102 500 000 lekë nga vepra penale e shkatërrimit të pronës me eksploziv që përfshin shkatërrimin dhe dëmtimin e objekteve sociale, shkollave, zyrave dhe orendive të tyre, interesat e të cilit përfaqësohen nga Avokati i Shtetit;
shtetit i është shkaktuar dëm material në vlerë 1 323 600 354 lekë nga veprat penale të shpërdorimit të detyrës, që përfaqësojnë pasuri në administrim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura, interesat e të cilit përfaqësohen nga Avokati i Shtetit.
7 Korrik 2009