Gjykata e Krimeve të Rënda kërkon burg dhe gjobë për biznesmenët me llogari anonime
Prokurori kërkoi dje nga dy vite burg për secilin dhe 1.5 milionë lekë gjobë. Skema se si u denoncua çelja e llogarive anonime, pritet vendimi i gjykatës
Laureta Rryçi
Tiranë - Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkoi dje burg dhe gjobë për dy biznesmenët që akuzohen për çelje të llogarive anonime. Prokurori i çështjes i kërkoi kolegjit penal dy vite burg dhe 900 mijë lekë gjobë për Petraq Dodin dhe për Theodhoraq Zharkallin dy vite burg dhe 600 mijë lekë gjobë. Pas pretencës, kolegji penal vendosi t’u lërë pak ditë kohë mbrojtësve për të përgatitur konkluzionet përfundimtare për klientët e tyre. Pas këtyre konkluzioneve, kolegji penal do të shprehet me një vendim për të gjithë procesin në fjalë.
Denoncimi
Denoncimi është kryer nga Drejtoria e Tatim-Taksave të Gjirokastrës dhe e Korçës për shkak se janë vërejtur transaksione të dyshimta. Zbulimi është kryer nga dorëzimi i disa faturave të blerjes së lëndës së parë duke bërë që më pas të thellohet hetimi për të zbardhur të vërtetën dhe shkaqet e veprimit. Nga dorëzimi i faturave tatimore ka rezultuar se nuk është i njëjti shkrim në faturën e shoqërisë “Vielo” sh.p.k. dhe “Angelo Shoes” sh.p.k. me seli në Korçë. Sipas kërkesës për gjykim, kjo e fundit ka përdorur fatura të rreme të shoqërisë “Vielo” duke i falsifikuar ato bashkë me vulat. Nga hetimi ka rezultuar se i pandehuri Petraq Dodi ka hapur llogari bankare me emra të rremë, si Apostol Minga, por me fotografinë e të pandehurit tjetër, Theodhoraq Zharkalliut. Për t’iu shmangur Tatim-Taksave, Petraq Dodi nga llogaria e firmës “Angelo Shoes” sh.p.k. ka transferuar në drejtim të llogarisë së “Apostol Mingës” vlera prej më tepër se 94.8 milionë lekë të reja.
Transaksionet
Transferimi, sipas hetimit të realizuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, është kryer me qëllim shmangien e detyrimeve ndaj tatimeve dhe taksave. Këto transferta, sipas të dhënave të paraqitura nga hetuesit, janë realizuar në më shumë se 9 raste transaksionesh. Po ashtu, sipas të njëjtit burim, nga llogaria e Apostol Mingës janë kryer transaksione në drejtim të llogarisë së një shtetasi të quajtur Dhimitraq Xhima (llogari e përdorur në të vërtetë nga vetë Petraq Dodi). Ndërkaq, transaksione nga llogaritë e hapura janë kryer dhe transferuar edhe në drejtim të Panajot Dhimitraqit. Kjo është realizuar më 18 nëntor 2004 kur është transferuar shuma prej 5 500 000 lekësh. Është konstatuar se në llogarinë me emrin Dhimitraq Xhima janë kryer disa transaksione me vlerë 20 milionë lekë nga Petraq Dodi dhe 82.7 milionë lekë janë tërhequr nga Dhimitraq Xhima. Transaksionet bankare të realizuara nga “Angelo” sh.p.k. në drejtim të personave Apostol Minga, Dhimitraq Xhima dhe Petraq Dodi kapin vlerën prej 115 000 000 lekësh dhe nga llogaria e Dhimitraq Xhimës në drejtim të Petraq Dodit gjatë vitit 2003 është xhiruar një vlerë prej 20 milionë lekësh. Nga hetimi i kryer nga Prokuroria e Krimeve të Rënda është mësuar se shumica e parave të xhiruara në llogari të ndryshme, që në fakt rezultonin të ishin fantazmë, kanë përfunduar në llogarinë e Petraq Dodit. Sipas kërkesës për gjykim të këtij organi, Dodi është autori i xhirimeve të parave dhe njëkohësisht edhe përfituesi i tyre. Nga hetimi i kryer, akuza ka konkluduar se xhirimi i këtyre parave ka pasur si qëllim fshehjen e pasurisë nga i akuzuari, i cili ka pasur si bashkëpunëtor në këtë histori Theodhoraq Zharkallin. Të dy ata akuzohen për veprën penale të fshehjes së të ardhurave, hapjes së llogarive bankare false, si dhe shmangie të detyrimeve tatimore dhe taksore. Kjo është realizuar nëpërmjet xhirimit të parave në llogari fiktive.
7 Korrik 2009