Bumçi: Ankimimet për ligjin e dosjeve, jo problem për PD
Edhe pse numri i ankimimeve në Gjykatën Kushtetuese në adresë të ligjit të dosjeve, vjen e rritet, ky nuk është një problem për Partinë Demokratike. Zëdhënësi i grupit parlamentar të kësaj partie, Aldo Bumçi gjatë një interviste televizive ka deklaruar ndër të tjera se Kuvendi i ka ofruar grupeve të interesit mundësinë të ndërhynë në draft para se ai të votohej.
Sipas tij, Komiteti i Helsinkit refuzoi të merrte pjese në seancën dëgjimore në komisionin e ligjeve. Gjithë kjo histori është zhvilluar para syve të opinionit publik, qëndrimet tona kanë qenë shumë të qarta, bëmë edhe seanca dëgjimore me grupet e interesit, që ishin shoqata e të përndjekurve politikë, grupi i të drejtave të njeriut, qendra të të drejtave të njeriut, qendra për rehabilitimin e traumës dhe torturës. Ka qenë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, me sa mbaj mend, nuk ka marr pjesë në seancën dëgjimore, por të paktën Kuvendi, në këtë rast Komisioni i Ligjeve e ftoi të ishte në seancën dëgjimore ku do u merrnin parasysh dhe mendimet e tyre, u shpreh Aldo Bumçi. Gjithashtu, zëdhënësi i grupit parlamentar të PD, Bumçi ka pranuar faktin se ndonëse ligji ka hyrë në fuqi, ende nuk ka nisur puna për ngritjen e autoritet të verifikimit të figurës, organi që do të hetojë të kaluarën e zyrtarëve të administratës. Por, përballë refuzimit të socialistëve për të qenë pjesë e tij, anëtarët do të përzgjidhen nga shoqata që kanë të bëjnë me ish të përndjekurit. Shoqata të shoqërisë civile që në aktivitetin e tyre prekin çështje që lidhen me të drejtat e njeriut, me çështjen e të përndjekurve politikë, me rehabilitimin e tyre. Pra, e gjithë kjo është një gamë e gjerë, kështu që mund të propozojnë kandidatura. Nuk ka hapa konkret mesa jam në dijeni, përfundoi Bumçi.
Email This Klikime: 5
Email This Klikime: 5