Punë në komunitet ose ju heqim ndihmën ekonomike
07/09/2009 Flet kryekomunari i Bradasheshit: Ja pse penalizova 60 familje. Banorët: Do ngremë padi
ELBASAN-Disa ditë më parë banorë të lagjes “Ferma” në komunën Bradashesh nisën një protestë duke akuzuar kryekomunarin për heqje të padrejtë të ndihmës ekonomike. Banorët deklaruan se arsyet nuk janë të drejta dhe e kanë cilësuar këtë veprim politik. Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e prefektit si dhe kanë paralajmëruar një procedim penal ndaj kryekomunarit Sabri Sollaku. Ky i fundit ka vendosur të sqarojë situatën për familjet duke shpjeguar edhe se ku e mbështet pezullimin e ndihmës për një pjesë të familjeve.
Ndërprerja
Sollaku thotë se tashmë ligji është i qartë dhe kryefamiljarët duhet të japin një kontribut sado të vogël në ndihmë të komunitet që paguan taksa për ta. “Ka rreth një vit që është miratuar ligji 1053 për ndihmën ekonomike që i detyron përfituesit të kontribuojnë me punë vullnetare, por edhe të paguar në komunitet. Kur ndihma është e pjesshme atëherë familjet detyrohen që të paktën 5 ditë në muaj të japin kontributin e tyre në dobi të komunitetit. Kur ndihma është e plotë atëherë vetë komuna shton një pjesë të fondit dhe e punëson kryefamiljarin duke i dhënë atij një rrogë sa rroga minimale e vendosur me ligj. Familjet për të cilat flitet janë rreth 112 dhe duhet të japin kontributin e tyre në komunitet të paktën 3-4 ditë në muaj. E vetmja gjë që duhet të bëjnë është të grumbullojnë mbeturina, të pastrojnë ndonjë shkurre a ferrë në rrugët e komunës. Punët për ta janë minimale. Pra, vetëm të kontribuojnë në mbajtjen pastër të komunës. Rreth 50% të tyre i janë përgjigjur ligjit, ndërsa pjesa tjetër kanë refuzuar të kontribuojnë me punë vullnetare. Ne si këshill komune kemi vendosur t’i pezullojmë ndihmën këtyre familjeve që kanë refuzuar punën dhe për këtë arsye ka ardhur protesta e tyre”. Pyetjes se çfarë bën komuna me paratë që mbeten nga mosshpërndarja e ndihmës për këto familje, Sollaku i përgjigjet se paratë do të shërbejnë për të plotësuar pagën minimale për familjet që japin kontribut në komunitet. Kryefamiljarët e pjesës tjetër do të kenë tashmë një punë dhe do të duhet të punojnë me kohë të plotë duke marrë pagën minimale. Kryekomunari thotë se ka disa njësi vendore që e aplikojnë ndër të cilat edhe Bashkia e Tiranës.
Banorët padi penale
Kryefamiljarët e penalizuar nga heqja e ndihmës ekonomike kanë vendosur ti drejtohen institucionit të Prokurorisë. Mësohet se ata janë duke hartuar një padi kundër kryetarit të komunës. Sipas banorëve, ky veprim vjen pikërisht pas zgjedhjeve dhe jo më parë. Ata thonë se paratë janë të qeverisë dhe kryekomunari i përdor sikur ti kishte të vetat. Madje banorët thonë se edhe kanë punuar, por kjo punë nuk u është njohur nga komuna, madje u është hequr e vetmja mundësi financiare që mund të kenë, ndihma ekonomike. Padia pritet të dorëzohet në ditët në vazhdim në Prokurori me motivimin abuzim me fondet publike dhe largim të padrejtë nga skema e ndihmës ekonomike. 60 familjet e penalizuara jetojnë në pallatet e vjetra të Bradasheshit në një zonë me varfëri të skajshme dhe janë kryesisht romë dhe egjiptianë.
Ligji detyron familjet për punë në komunitet
“Ka rreth një vit që është miratuar ligji 1053 për ndihmën ekonomike që i detyron përfituesit të kontribuojnë me punë vullnetare, por edhe të paguar në komunitet. Kur ndihma është e pjesshme atëherë familjet detyrohen që të paktën 5 ditë në muaj të japin kontributin e tyre në dobi të komunitetit. Kur ndihma është e plotë atëherë vetë komuna shton një pjesë të fondit dhe e punëson kryefamiljarin duke i dhënë atij një rrogë sa rroga minimale e vendosur me ligj. Familjet për të cilat flitet janë rreth 112 dhe duhet të japin kontributin e tyre në komunitet të paktën 3-4 ditë në muaj. E vetmja gjë që duhet të bëjnë është të grumbullojnë mbeturina, të pastrojnë ndonjë shkurre a ferrë në rrugët e komunës. Punët për ta janë minimale. Pra, vetëm të kontribuojnë në mbajtjen pastër të komunës. Rreth 50% të tyre i janë përgjigjur ligjit, ndërsa pjesa tjetër kanë refuzuar të kontribuojnë me punë vullnetare. Ne si këshill komune kemi vendosur t’i pezullojmë ndihmën këtyre familjeve që kanë refuzuar punën dhe për këtë arsye ka ardhur protesta e tyre”.