E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ka kërkuar cilësi në gjykim

Lushnjë

Numri 2 i KLD-së, në analizën e gjyqësorit
Reforma që do të prekë gjatë vitit 2010 sistemin e drejtësisë në vend ka qenë pika më e mprehtë ku është ndalur numri 2 i KLD-së, Kreshnik Spahiu, në analizën vjetore të Gjykatës së Lushnjës. Spahiu ka thënë se në shkallë vendi pritet të emërohen 40 gjyqtarë të rinj, ndërkohë që 75 punonjës të administratës do të lënë vendin e punës. “Do të jetë një raport i zhdrejtë, por që të gjithë duhet të gjejmë mundësi për të tejkaluar vështirësitë”, ka thënë Spahiu, duke shtuar se sipas tij kjo rregullohet vetëm me një riorganizim të strukturës. Më tej ai është ndalur në punën e deritanishme të togave të zeza të Lushnjës, duke tërhequr vëmendjen për dosjet e zvarritura në gjykim, ndërkohë që ka kërkuar edhe cilësi gjykimi nga kjo gjykatë. “Do bëja thirrje që çdo gjykim të bëhet cilësor dhe të arsyetohet për vendimet, në mënyrë që autoriteti i pushtetit gjyqësor të rritet duke reduktuar kështu çdo lloj pakënaqësie dhe të atyre palëve që mund të humbasin gjykimet”, ka theksuar Spahiu.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›