Mitrovicë, komiteti i sigurisë: Situata e qetë
PRISHTINë- Komiteti i Sigurisë në Mitrovicë vlerësoi sot se situata në dy javët e fundit në këtë qytet ka qenë kryesisht e qetë, pavarësisht disa incidenteve që kanë ndodhur gjatë këtyre ditëve.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, tha se gjendja e sigurisë gjatë kësaj kohe ka qenë e qetë, ndërsa incidentet që kanë ndodhur nuk kanë ndikuar në situatën e përgjithshme. Gjatë javës që kaloi në këtë komunë u regjistruan dy incidente siç ishin shkatërrimi i dy antenave të operatorëve legalë të telefonisë mobile në Rudar dhe në Koshtovë, si dhe gjuajtja me gurë në drejtim të një familjeje shqiptare në Lagjen e Doktorëve.
Edhe përfaqësues të Policisë së Kosovës dhe të KFOR-it vlerësuan në këtë takim situatën e qetë në këtë komunë, duke theksuar ndërkohë gatishmërinë e tyre për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.
(d.b/BalkanWeb)