Kriza, Berlini: Jo ndihmes se shpejte per Greqine
LUKSEMBURG- Minsitrat e Jashtëm të Bashkimit Europian mblidhen sot në Bruksel për të diskutuar mbi situatën në Greqi. Gjermania insiston që në kushte të forta para së cilës duhet të vendoset Greqia për të marrë paketën e ndihmës financiare. Ndersa Italia thote se plani BE- FMN eshte shpetim per eurozonen.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, u shpreh negativisht lidhur me një ndihmë financiare drejt Greqisë, nëse fillimisht Athina nuk paraqet një program të besueshëm për reduktimin e deficitit të saj buxhetor.
Greqia duhet të bëjë “detyrat e saj të shtëpisë” me pas të marrë ndihmën. Ka deklaruar ministri i Jashtëm gjerman Guido Westerwelle, në prang të mbledhjes me ministrat e Jashtëm të BE-së në Luksemburg.”Dhënia e shpejtë e ndihmës do të bënte që Greqia të merrte detyrat e saj të shtëpisë jo me disiplinën duhur” ka thënë Westerwelle.
Ministri i Jashtëm Italian Franko Frattini tha se plani antikrizë, “nuk është një shpëtim por një konsolidim i mureve të Evropës dhe euros, pra është një shpëtim për të gjithë ne".
"Në mesin e krizës e kuptuam se ndihmat ishin të nevojshme dhe këtë e bëmë duke u nisur me Greqinë.” deklaroi Frattini.
"Por kjo nuk është një ndihmë për shtetin. është një sistem që përforcon euron. Madje është një forcim i integrimit sepse shkon pikërisht në drejtimin që të çojnë edhe masat e ndihmave. Nëse aktualisht nuk do të bënim atë që duhet të bëjmë, pra të ndihmojmë Greqinë, ne do të krijonim kushtet që nesër të kishte më shumë ndihma, dhe jo më pak", shtoi Frattini.
(s.g/BalkanWeb)