Banorët e Roskovecit: Kërkojmë vrasësin e deputetit Xhindi
21/04/2010 Në protestë dhe deputetë të PS-së
FIER- Banorët e qytezës së Roskovecit organizuan një protestë kundër qeverisë, të mbështetur edhe nga deputetët socialistë. Në protestë drejtuesit lokalë të socialistëve bënë thirrje t’i bashkohen protestës që do mbahet në Tiranë. Në protestë kanë qenë edhe të afërmit e ish-deputetit socialist Fatmir Xhindi. Fillimisht banorë të shumtë të qytezës së Roskovecit dhe zonës përreth me pankarta dhe parulla në duar kërkuan nga qeveria gjetjen e vrasësit të deputetit socialist bashkëqytetarit dhe birit të tyre Fatmir Xhindi. Motra e deputetit ka bërë thirrje për transparencë nga ana e policisë së shtetit, profesionalizëm dhe shpejtim të procesit të hetimit të kësaj ngjarjeje të rëndë. Mes thirrjesh dhe ovacionesh banorët kanë bërë thirrje për zbardhjen e vrasjes së deputetit të PS Fatmir Xhindi më 2 maj të vitit të kaluar. Por një arsye tjetër e kësaj proteste ku protestuesit kishin mbushur sheshin kryesor para qytezës së Roskovecit ka qenë edhe gjendja e keqe ekonomike, mungesa e punësimit mjerimi që ka pllakosur vendin, si dhe transparenca e zgjedhjeve, për të cilat sipas tyre do të protestohet fuqishëm më 30 prill në Tiranë.
“Qeveria jonë gënjen dhe shpif kur thotë se për nga ekonomia ia kalon edhe vendeve të zhvilluara si Franca e Italia, ka thënë deputetit Armando Subashi, ne do të kemi mundësinë që më 30 prill t’i japim fund njëherë e përgjithmonë këtij pushtetit të ardhur në krye të vendit me vota të vjedhura. Ky është një pushtet që jep shpirt dhe është një qeveri që nuk llogari askujt për korrupsionin, varfërinë. Është koha t’i japim fund kësaj drame të madhe të shqiptarëve”.
Më pas protestuesit bllokuan rreth gjysmë ore rrugën nacionale Fier-Berat dhe me parulla në duar kërkuan siguri, punësim, vrasësin e deputetit Fatmir Xhindi dhe rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit të vitit të kaluar.