Banorët e Rrugës së Arbrit në protestë për tokat e dëmtuara
BULQIZE - Banorët e Rrethit të Bulqizë nga ku kalon Rruga e Arbrit kërkojnë kompensimin e tokave të dëmtuara.
Ditët e fundit anëtarët e familjeve në fshatin Krajkë, të Komunës Zerqan kanë dalë në rrugë, duke penguar punimet. Burra, gra e fëmijë, të shqetësuar se tokat e pakta të tyre u plasaritën dhe rrëshqitën mbi trasenë e Rrugës së Arbrit dhe nuk janë dëmshpërblyer për to kanë dalë në protestë. Irma Mera, një prej banoreve thotë se dy ditë më parë bllokuan dhe punimet në rrugë, por pas ndërhyrjes së drejtuesve të komunës dhe policisë lokale ata u tërhoqën, me shpresë se çështja e kompensimit të pronave të tyre do të zgjidhej. Sipas saj, të gjitha banorët do të reagojnë sërish me protesta nëse nuk merr zgjidhje shqetësimi i tyre. "Jo vetëm familja jonë, por gati të gjitha familjet në fshatrat e Bulqizës kanë sipërfaqe të pakta toke. Edhe familja jonë ka shumë pak tokë. Burrin e kam në emigracion, ndërkohë unë dhe babai i burrit, i cili i ka kaluar të 80-at u përpoqëm dhe mbollëm kopshtet me perime. Në fund të parcelës kishte një mur të madh mbajtës. Kur erdhën mjetet e firmës që po merret me ndërtimin e Rrugës së Arbrit, u thamë drejtuesve dhe specialistëve se nëse muri do të shembej toka do të rrëshqiste. Ata nuk e morën parasysh kërkesën tonë dhe tani siç e shihni toka rrëshqiti bashkë me të mbjellat. Shembja e murit mbajtës dhe gërmimet e shumta kanë dëmtuar gjithë banorët e fshatit Krajkë". Banorët thonë se janë mbledhur të gjithë bashkë për të protestuar, por menjëherë kryetari i Komunës Zerqan dhe drejtues të policisë Bulqizë i kanë shpërndarë. Ata u kanë premtuar se do të ndërhynin pranë autoriteteve shtetërore për gjetjen e mundësisë për kompensimin e dëmit të shkaktuar. Banorët thonë se nuk kanë shumë shpresa se para shembjes nuk iu dha asnjë dokument ligjor për zhvlerësimin e dëmeve. e.d