Rruga te materniteti i ri, banorët sherr me bashkinë
Ka degjeneruar në një sherr të dhunshëm konflikti mes pronarëve të shtëpive tek materniteti "Koço Gliozheni" dhe Policisë Bashkiake të Tiranës.
zirina llambro
Dje, Inspektorati i Ndërtimit ashtu siç ishte paralajmëruar ka nisur aksionin për prishjen e pjesës tjetër të banesave, ku do të ndërtohet një aks rruge 0.4 km. Por inspektorët kanë hasur në kundërshtinë e pronarëve, të cilët janë futur në shtëpitë e tyre për të mos lejuar hyrjen e fadromave. Në këtë moment ka ndërhyrë Policia Bashkiake, e cila i ka nxjerrë me forcë. Pasojë e kësaj situatë të rënduar, janë dëmtuar 3 persona ndër ta edhe një grua, të cilës sipas banorëve, policët bashkiakë i kanë përplasur kokën në momentin kur po e fusnin në furgonin e policisë. Familjarët kanë akuzuar policinë për dhunën e ushtruar ndaj tyre. Ndërkohë, fadromat e inspektoratit prishën disa prej shtëpive për të vijuar punën në ditët e ardhshme. I pranishëm gjatë aksionit për prishjen e shtëpive ishte edhe nënkryetari i Bashkisë Eduard Shalsi. "Për kategorinë e atyre ndërtimeve që posedojnë dokumente pronësie, ne natyrisht që do të ndjekim rrugën normale deri në përfundim të procedurave. Ndërkohë, që për të tjerët e kemi bërë tashmë të qartë se epoka e ndërtimeve të paligjshme ka perënduar, për më tepër kur bëhet fjalë për ndërtime që pengojnë vepra publike të rëndësishme siç është kjo arterie", tha Shalsi. Ai nënvizoi se nuk duhet të çohet më nëpër mend që mund të bllokohet ndërtimi i kësaj rruge dhe transformimi i Tiranës. "Çdo instrumentalizim politik i këtyre banorëve nuk i shërben as atyre vetë dhe as të ardhmes së qytetit. Ne, këta banorë do t'i trajtojmë rast pas rasti, duke ofruar edhe lehtësira të tipit bonus qiraje gjë për të cilën diskutuam nga afër", tha Shalsi.
Konflikti
Ndërkohë, 11 gra të familjeve të prekura nga vendimi për prishjen e shtëpive, janë futur që prej dy ditësh në grevë urie. Me to, edhe pronare të disa shtëpive të shembura tashmë. Ndërtimi i banesave sipas tyre, daton që në vitin 1939. "I kemi të gjitha letrat në rregull, me tapi, hipotekë, kontratë shitblerjeje. Nuk ka pse të na prishin shtëpinë", u shprehën disa prej tyre. Duke mos gjetur zgjidhje dhe pas protestash të njëpasnjëshme para Bashkisë së Tiranës, familjet kanë parë grevën si mënyrën e vetme që t'u dëgjohet zëri. Konflikti mes Bashkisë së Tiranës dhe këtyre banorëve nisi pas vendimit të KRRT të Tiranës i datës 05.05.2008. Sipas tij, shtëpitë e këtyre banorëve do të prishen, pasi do të bëhet një segment rruge prej 0.4 km. Bashkia ka paraqitur, sipas banorëve, formularin e prishjes më datë 08.05.2008 vetëm 3 ditë pas marrjes së vendimit, duke ndërhyrë menjëherë dhe pa asnjë paralajmërim. Në këto kushte, janë shembur disa shtëpi pa i kontrolluar dokumentet përkatëse, të cilat pretendohet të kenë qenë me hipotekë të rregullt. Nga sa pohojnë banorët, bashkia nuk ka plotësuar formularët e shpronësimit për sipërfaqen që do t'u merret këtyre banorëve për ndërtimin e këtij aksi rrugor. Ata kërkojnë që sipërfaqja e shtëpive të vlerësohet nga ekspertët dhe të zgjidhet problemi i strehimit të tyre. Gjithashtu, sipas tyre bashkia po abuzon duke e shkelur totalisht ligjin. Në protestë janë hedhur edhe familjarë, të cilët shtëpitë në këtë zonë i kanë pa leje dhe janë në proces legalizimi.