E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Shëngjnit i japin lamtumirën e fundit anglezit të masakruar

SHËNGJIN - Me mijëra banorë të qytetit të Shëngjinit dhe Lezhës i kanë dhënë lamtumirën e fundit anglezit të masakruar nga dy të rinjtë shqiptarw për motive grabitjeje para disa javësh. Sapo arkivoli i 23-vjeçarit Edward Craythorne ka dalë nga kati i 7-tw i banesës ku jeton familja nga Britania e Madhe, me qindra e mijëra veta i janë bashkëngjitur kortezhit të përmortshëm. Familjarët e Eduardit, nëna e tij Sofia dhe tri motrat, e kanë shëtitur trupin pa jetë për herë të fundit në shëtitoren e Shëngjnit, ndërsa qindra qyetarë janë bashkuar me dhimbjen dhe kanë dënuar aktin kriminal që i mori jetën padrejtësisht të riut. Në këtë ceremoni mortore kanë marrë pjesë edhe prefekti Njazi Reçi, drejtori i Policisë së Qarkut Lezhë, Mërgim Hoxha, deputeti i zonës së Shëngjinit, Aldo Bumçi, si dhe drejtues të tjerë të pushtetit lokal. Dhimbja për vdekjen e Eduard Craythorne duket se ka mbërthyer edhe banorët e dy qyteteve, ndërkohë që pak çaste para varrimit ka qenë nëna e Eduardit, e cila është shprehur: “Ju falënderoj të gjithëve ju që morët pjesë në ngushëllimin e Eduardit, ju jam mirënjohëse, ndonwse fati tragjik e deshi që në mënyrë kriminale djali im të ndërronte jetë në një moshë fare të re. Fakti që ju jeni të pranishëm këtu më bën të jem akoma më e fortë dhe e bindur se ju dhe ne e dënojmë krimin e ndodhur ndaj Eduartit”, - u shpreh Sofie Craythorne para të pranishmëve. Shetetasi anglez 23-vjeçar Eduard Craythorne është gjetur i vrarë në një pus uji në fshatin Mal Shëngjin para një jave. Pas hetimeve doli se autorët ishin dy adoleshentët, Arlind Vukaj dhe Mario Pjetrushi, të cilët e kanë masakruar për motive grabitjeje më 2 shkurt të këtij viti.

26 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›