E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Rënda, sekuestrim pasurie për 19 kapo të krimit

Dhënë vendimi i sekuestros për pasuritë e tre personave. Rrëzuar gjykimi për 4 shtetas dhe në proces 9 çështje
Luan Kondi

TIRANË – Plot 19 kërkesa për sekuestrim pasurie të të akuzuarve për krime të ndryshme ka depozituar Prokuroria e Krimeve të Rënda në Gjykatë. Të quajtur nga organi i akuzës si kapo të krimit, kërkohet sekuestrimi dhe konfiskimi i hoteleve, automjeteve, llogarive bankare dhe aseteve të tjera, personave të cilët i kanë vendosur ato, duke ushtruar aktivitete të jashtëligjshme.
Kërkesat
Sipas të dhënave nga dosjet e dërguara atje nga organi akuzës, deri tani janë gjykuar 3 kërkesa për sekuestrim dhe është vendosur sekuestroja nga të dyja shkallët e Gjyqësorit për Fation Skënderin, Bledi Balliun, Lulzim Berishën, akuzuar për “trafikim të narkotikeve”, “krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me paramendim në bashkëpunim” apo “trafiqe të paligjshme”. Përveç të sipërpërmendurve janë në proces gjykimi kërkesat për sekuestrim të pasurive të 9 personave mbi të cilët rëndojnë akuza të rënda. Është kërkuar sekuestrim pasurie për Baftjar Gjanën, Avni Avdulin, Besnik Çobën, Besnik Brakën, Aleksandër Bojkon, Xhevdet Troplinin, Aldo Baren, Ilir Koçiajn dhe Jani Tafën. Këta persona akuzohen për “favorizim të prostitucionit”, “falsifikim të akteve të Gjendjes Civile”, “trafik të femrave për qëllime prostitucioni”, “trafik të lëndëve narkotike”. Ndër ta shquhet kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare, i akuzuar për “drejtim të organizatës kriminale”, “vrasje”, “shkatërrim të pronës me zjarr”, “dhunim të varreve”, “vjedhje me dhunë në bashkëpunim”.
Konfiskimi
Deri tani akuza ka mundur ta bindë gjykatën për sekuestrimin e pasurive të tre personave. Konkretisht, janë nën administrimin e agjencisë së krijuar për këtë qëllim pasuritë e Albeti Veshit, akuzuar për “trafikim të femrave me qëllim prostitucioni”, Bardhi Nanollarit dhe Almir Llupos. Të dy të akuzuar për “trafik femrash për prostitucion" dhe trafikim të lëndëve narkotike. Pasuritë e tyre llogariten në miliona lekë dhe janë kryesisht bar-lokale, llogari bankare në shuma të mëdha, autovetura të tipave të ndryshëm, sipërfaqe toke, ndërtesa dhe pajisjet brenda ndërtesave. Por, krahas sukseseve, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk janë treguar bindës në faktet që ata paraqesin për katër persona. Kështu, gjykata ka rrëzuar kërkesën e organit të akuzës për sekuestrimin e pasurive të Skënder Canajt, Bilal Koçit, Hysni Sokolit, Fatmir Tahirajt duke e pushuar çështjen në ngarkim të tyre. Megjithatë, burime nga prokuroria thanë se do të paraqesin ankimim për të gjitha çështjet e refuzuara nga togat e zeza.

Kërkesa të gjykuara për sekuestrim

1- Fation Skënderi
Akuzuar për “trafik ndërkombëtar të narkotikëve” dhe “krijimit të organizatave kriminale”, prokuroria ka identifikuar këto pasuri:
Servis “Truck Servis”, në fshatin Mëzes, Tiranë, në krah të autostradës Tiranë-Durrës, me sipërfaqe 4187 m2, me vlerë 1.000.000 euro.
Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për Krime të Rënda kanë vendosur sekuestrimin e pasurive të tij.

2- Bledi Balliu
Akuzuar për “trafikim të narkotikëve" dhe "grupit të strukturuar kriminal”.
Prokuroria ka identifikuar këto pasuri:
-Apartament banimi 1 dhomë (a) e 1 kuzhinë, me sipërfaqe 101.35 m 2, në Tiranë.
-Apartament banimi 1 + 1 + ambiente ndihmese me sipërfaqe 75.3 m 2,
-Garazhi parking në Golem-Kavajë.
Gjykata e Apelit ka vendosur prishjen e vendimit dhe rikthimin për gjykim në Shkallën e Parë.

3- Lulzim Berisha
Akuzuar “për pjesëmarrje në organizata kriminale”, "vrasje me paramendim në bashkëpunim”, “trafiqe të paligjshme" etj.
Prokuroria ka identifikuar këto pasuri:
-Pasuria e quajtur “Arë”, me sipërfaqe prej 6000 m2, e ndodhur ne ish-NB Frutore Durrës, e blerë në vlerën prej 100.000 lekësh.
-Pasuria e quajtur "Arë", me sipërfaqe prej 9000 m2, e ndodhur në ish- NB Frutore Durrës, e blerë në vlerën prej 500.000 lekësh.
- Pasuria e quajtur "Arë", me sipërfaqe prej 4000 m2, e ndodhur në ish- NB Frutore Durrës, në vlerën e 100.000 lekëve.
- Pasuria e quajtur "Ullishte", me sipërfaqe prej 1500 m2, e ndodhur në fshatin Shkallnuer të rrethit Durrës, në vlerën 1.000.000 lekë.
- Pasuri e quajtur "Truall", e ndodhur ne lagjen nr.17 te qytetit te Durrësit, me një sipërfaqe prej 3300 m2.
- Bar-Restorant "C' era una volta" te ish-Uzina e Fermentimit.
- Pasuria me sipërfaqe prej 234 m2 me emrin "Kaldaja".
- Automjet te llojit fuoristradë e tipit "BMW" X5 me targa DR 4500 D.

Kërkesa në gjykim për konfiskim

4- Baftjar Gjana
Akuzuar për "favorizim të prostitucionit" dhe "falsifikimit të akteve të Gjendjes Civile".
Prokuroria ka identifikuar këto pasuri;
-një automjet tip “Peugeout” me targa TR 3466 J, e blerë në shumën 1.200.000 lekë
-shumën prej 1000 euro
Aktualisht kjo çështje është në fazën e gjykimit për konfiskim të këtyre pasurive.

5- Avni Avduli
Akuzuar për “trafik të femrave për qëllime prostitucioni”.
Prokuroria ka identifikuar këto pasuri;
-autoveturë tip "Benz" 220 CDI- Clasik, i prodhimit 2001
- autoveture tip "Golf-3" e prodhimit 1992
-shumën prej 6.000.000 lekë
Aktualisht kjo çështje është në fazën e gjykimit për konfiskim të këtyre pasurive

6- Besnik Çoba
Akuzuar për “trafik të lëndëve narkotike”. Prokuroria ka identifikuar këto pasuri:
-lokal “Bar-Bufe”, (dyqan) me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë, blerë vlerën 310.000 euro
-lokal “bar-bufe” në Laçi, me sipërfaqe 49.2 m2
-depozite kursimi në shumën prej 300.000 lekë
-shuma prej 5.350 euro.
Gjykata e Shkallës së Parë dhe ajo e Apelit për Krime të Rënda kanë rrëzuar kërkesën për sekuestrimin e pasurisë: - lokal "Bar-Bufe", (dyqan) me sipërfaqe 175 m2 në Tiranë, në shumën 310.000 euro
Çështja është në fazën e gjykimit për konfiskim të pasurive.

7- Besnik Braka
Akuzuar për “trafik të lëndëve narkotike”.
Prokuroria ka identifikuar këto pasuri:
-autoveturë tip “Benz”, me targë "TR 1900 F", prodhim i vitit 1998.
-kokë tërheqëse marka MAN, prodhim i vitit 1996
-trailer rimorkio, marka "SCHWARIZMULLER" prodhim i vitit 1984
-fuoristradë e tipit "JEEP", marka CHEROKEE, prodhim i vitit 1988
- fuoristradë e tipit "Nisan Patrol", prodhim i vitit 1994,
- rimorkio e tipit "Barteli" 4 B1/75 N, prodhim i vitit 1980.
- autoveturë tip "Benz" prodhim i vitit 1997
- llogari bankare në shumën 209.36 USD
Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka pushuar gjykimin për pasuritë: autoveturë tip "Benz", prodhim i 1998 dhe autoveturën tip "Benz" prodhim i vitit 1997.
Aktualisht kjo çështje është në fazën e gjykimit për konfiskim të pasurive të tjera.

8- Aleksandër Bojko
Akuzuar për “trafik të lëndëve narkotike".
Prokuroria ka identifikuar këto pasuri:
-objekt për qëllime hotelerie me sipërfaqe ndërtimi 470 m2, në vendin e quajtur "Uji i Ftohtë", Vlorë.
Fillimisht Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro paraprake të pasurive të mësipërme.
Është gjykuar kërkesa për sekuestrimin e këtyre pasurive dhe shkalla e pare vendosi rrëzimin e kërkesës, ndërsa gjykata e Apelit ka vendosur pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe sekuestrimin e objektit.
Aktualisht çështja është në fazën e gjykimit për konfiskim të këtyre pasurive.

9- Xhevdet Troplini
Akuzuar për "trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim"
Prokuroria ka identifikuar këto pasuri:
-objekt që ka të bëjë me aktivitetin e rritjes të peshkut ndodhur në qytetin e Durrësit, me sipërfaqe prej 9900 m2
-vlerë monetare prej 23.726.600 lekë
-vlerë monetare në monedhë të huaj prej 20.505 euro dhe një sasi prej 203 USD
Aktualisht kjo çështje është në fazën e gjykimit për konfiskim të këtyre pasurive.

10- Aldo Bare
Akuzuar për "drejtim të organizatës kriminale", "vrasje", "shkatërrim të pronës me zjarr", "dhunim të varreve", "vjedhje me dhunë në bashkëpunim".
Prokuroria ka identifikuar këto pasuri:
-shoqërinë "Laguna Karavasta" sh.p.k, me një sipërfaqe toke prej 11 792 m2 në Divjake-Lushnjë, së bashku me 1216 m2 ndërtesa dhe pajisjet brenda ndërtesave se bashku me barkat e peshkimit, rrjetat, dajlanet
-sipërfaqen prej 470 m2, e ndodhur ne lagjen "Çlirimi"-Lushnjë, ku përfshihen sipërfaqja prej 24 m2 garazh si edhe sipërfaqen prej 48 m2 magazinë së bashku me të gjitha pajisjet të ndodhura brenda tyre.
-shumën prej 1.500.000 lekësh
Është pushuar gjykimi për pasurinë: Shuma prej 1.500.000 lekë.
Është në gjykim kërkesa për konfiskimin e pasurive të tjera.

11- Ilir Koçiaj
Akuzuar për “trafikim të narkotikeve” dhe të “grupit të strukturuar kriminal”.
Prokuroria ka identifikuar këto pasuri:
-apartament banimi 3/1 (1+1) me sipërfaqe prej 73.35 m2 së bashku me të gjitha pajisjet brenda këtij ambienti, në Tiranë
- apartament banimi 7/5 (2+1) me sipërfaqe prej 104.75 m2 në Tiranë
- dy garazhe parking në Tiranë. Garazhet ndodhen në godinën e ndërtimit ku ndodhet apartamenti i banimit 7/5 (2+1)
-autoveturë të tipit "Benz"
-dy llogari bankare në vlerat 5.382.091 lekë dhe 500.000 lekë
-shumën në monedhë të huaj, prej 29.000 USD
Gjykata e Shkallës së Parë dhe e Apelit për Krime të Rënda kanë rrëzuar kërkesën për sekuestrimin e pasurive: shuma në vlerë monetare, monedhë e huaj, prej 29.000 USD dhe shumën prej 1.082.500 lekë.
Është në gjykim kërkesa për konfiskimin e pasurive të tjera.

12- Jani Tafa
Akuzuar për "Trafikim të femrave për prostitucion"
Prokuroria ka identifikuar këtë pasuri:
-autoveturë "Benz-Mercedez"
Është në gjykim kërkesa për konfiskimin e pasurisë

Janë konfiskuar këto pasuri

13- Albeti Veshi
Akuzuar për "trafikim të femrave me qëllim prostitucioni"
- një autoveturë të tipit "Benz" të llojit Sel
- një objekt me sipërfaqe 48.5 m2 i destinuar për garazh
Është rrëzuar kërkesa e prokurorisë për konfiskimin dhe të një objekti me sip. 46 m2, i destinuar për dyqan.

14- Bardhi Nanollari
I akuzuar për "trafik lëndësh narkotike"
Gjykata e shkallës së parë për Krime të Rënda ka vendosur konfiskimin e pasurive
-një kamioni tip Volvo F/12
-vlerë monetare në shumën 100.000 lekë
- një autoveture tipi "Benz" 200D
- dy llogari bankare me një shumë prej 1.200.000 lekë

15- Almir Llupo
Akuzuar për "trafik femrash për prostitucion"
-një bar-lokal në Tiranë me sipërfaqe 142 m2
-llogari bankare në shumën prej 20 396 USD
- një autoveturë të tipit "Benz" të prodhimit të vitit 1996
Është gjykuar kërkesa për sekuestrimin e këtyre pasurive dhe është vendosur pushimi i gjykimit, pasi të njëjtat pasuri janë konfiskuar në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes së themelit.
-Arjan Kane, i akuzuar për "trafik femrash për prostitucion"
Pasuritë e evidentuara janë
- objekt lokal me emrin "Shrek", me sipërfaqe 240 m2 në Tiranë
- autoveturë e tipit "Benz" 220, viti i prodhimit 2001.
Gjykata e shkallës së Parë për Krime të Rënda ka vendosur pushimin e gjykimit për pasurinë: objekt lokal me emrin "Shrek", me sipërfaqe 240 m2 në qytetin e Tiranës
Është konfiskuar: autoveturë e tipit "Benz" 220, viti i prodhimit 2001

Është pushimi i gjykimi për këto pasuri

16- Skënder Canaj
Akuzuar për "trafik të lëndëve narkotike"
Pasuritë objekt kërkese janë
- një hotel me emrin "Grand Hotel Albania", ndodhur në Ardenicë të Lushnjës, me sipërfaqe ndërtimi 400 m2 katrore dhe 1600 m2 katrore truall-lulishte.
Fillimisht Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Renda ka vendosur sekuestro paraprake të pasurive të mësipërme.
Është gjykuar kërkesa për sekuestrimin e këtyre pasurive dhe është vendosur rrëzimi i kërkesës. Është kërkuar pushimi i gjykimit pasi është ndryshuar kualifikimi i veprës penal gjatë gjykimit të çështjes penale.

17- Bilal Koçi
Akuzuar për "kontrabandë mallrash që paguhet akcizë"
-Pasuritë e evidentuara në emër të tij përbënin pesë llogari bankare në shumën prej 2.000.000 lekësh.
Kërkesat e bëra për sekuestrimin e këtyre pasurive janë rrëzuar nga të dy shkallët e Gjykatës për Krime të Rënda.

18- Hysni Sokoli
Akuzuar për "trafik të femrave për qëllime prostitucioni".
- Prokuroria ka evidentuar depozite në shumën 8.494.718 lekë.
- Autoveturë të markës "Benz-Mercedez" CMB, tipi 202 (C250D), prodhim i vitit 1994
Nga ana e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe e Apelit për Krime të Renda, është vendosur rrëzimi i kërkesës.

19- Fatmir Tahiraj
Akuzuar për “trafik të qenieve njerëzore me qëllim për shfrytëzim prostitucioni”.
Pasuritë e evidentuara janë
- objekt për qëllime hotelerie, motel dhe restorant, ndërtim me sipërfaqe 470 m2, në Fier
- objekt ku përfshihen kompleks pishinash, bare dhe ambiente sportive me emrin "Fari", me sipërfaqe trualli 4000 m2, në Tiranë
- dy autovetura të tipit "Benz"

26 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›