E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet një person për “prodhim dhe shitje të narkotikeve”

TIRANË - Forcat e policisë së kryeqytetit arrestuan mbrëmjen e djeshme shtetasin Endri Çuni, 29 vjeç, nga Tirana, për veprën penale “prodhim dhe shitje të narkotikëve”. Policia e Tiranës bëri të ditur dje për gazetën se Çuni u kap në rrugën “Kajo Karafili” në Tiranë, gjatë momentit të shitjes së disa kapsulave të dyshuara si ekstazi. Gjatë kontrollit të ushtruar, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një qese me një sasi prej 16 kapsulash të dyshuara si ekstazi, një telefon “Nec”, si dhe shumën prej 5 700 lekë, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e ekstazive. Materialet hetimore në ngarkim të Cunit i kaluan Prokurorisë së Tiranës për hetime të mëtejshme.

26 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›