E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagosi bashkëfshatarin për pronën, hetim në gjendje të lirë 74-vjeçarit

Tiranë-Një 74-vjeçar ka plagosur bashkëfshatarin e tij. Konflikti ka ndodhur për çështje pronësie. Policia njofton se prokuroria do të hetojë në gjendje të lirë Osman Tuzin, 74 - vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ibë, Komuna Bërzhit. Burimet thanë se 2 ditë më parë ky person është konfliktuar për motive pronësie duke qëlluar me armë në drejtim të shtetasit Neki Cenaliun, 51 - vjeç, i cili ka marrë dëmtime të lehta dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan një armë pushkë m - 56, si dhe 350 fishekë luftarakë m – 56. Pas konsultimit me Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë u vendos që shtetasi Osman Tuzi të ndiqet në hetim të lirë, për shkak gjendjes së tij shëndetësore. Ndërsa materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale të “Plagosjes së lehtë me dashje” si dhe “Armëmbajtjes pa leje dhe municioneve”, parashikuar nga nenet 89 dhe 278 të Kodit Penal.

26 Shkurt 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›