E Shtunë, 31 Tetor 2026

Banorët e Thumanës:Duam ushqime



KRUJE – çadrat e dërguara nga prefektura mbrëmjen e së shtunës për 12 familjet në Thumanë të Krujës nuk kanë qenë zgjidhje për problemet e tyre. Banorët, shtëpitë e të cilëve u shkatërruan nga Ndërtimorët, me qëllim zgjerimin e superstradës, ankohen se janë në gjendje tepër të vështirë. Brenda tendave nuk kanë asnjë lloj mundësie për të jetuar, ndërsa po vuajnë dhe mungesën e ushqimeve. “Ushqime nuk kemi dhe as veshmbathje, pasi na i kanë zënë gërmadhat e shtëpive. çdo gjë është shkatërruar. Unë nuk isha fare në shtëpi kur ajo u shkatërrua se më morën në komisariat forcat e policisë”, shprehet Përparim Keqi, i cili thotë se fëmijët i ka strehuar në kasollen e bagëtive, për të shpëtuar nga i ftohti i natës dhe shiu i djeshëm. Asnjë prej banorëve nuk është larguar nga zona ku ndodhen gërmadhat e shtëpive të tyre. Ata kërkojnë që të gjendet një zgjidhje për t’u strehuar se dhe ato para që u janë caktuar për dëmshpërblim nuk u dalin për të blerë një tjetër shtëpi. r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›