E Diel, 1 Nëntor 2026

Roma përmbys Lacion, Milani mundet nga Sampdoria



Super-Roma në derbi. Dopietë e Vuçiniçit dhe Lacio e pjesës së parë kthehet me këmbë në tokë. Pas golit të parë të shënuar në minutën e 15-të nga Roki, në fraksionin e dytë Vuçiniç bëri mrekullinë, duke shënuar dy herë dhe duke afruar edhe më shumë titullin kampion. Ndërkohë në ‘Marassi’, Sampdoria mposhti Milanin 2-1 falë dyshes Kasano-Pacini. Kuqezinjtë kalojnë të parët në avantazh me gol të Borrielos, por më pas mbeten me dhjetë lojtarë për shkak të atij kartoni të kuq të marrë nga Bonera, i cili shkaktoi një faull të pastër në dëm të Kasanos në zonë. Penallti të cilën Kasano nuk e çon dëm, më pas ka qenë Pacini gjatë minutave shtesë, që çon në delir tifozërinë bardheblu. Fitore të rëndësishme ka marrë Napoli në Bari, për objektivat e saj. Napolitanët fitojnë 1-2. Miqtë kalojnë të parët në avantazh me dopietë të Lavecit, pas argjentinasit ka qenë Almiron që ka shkurtuar distancën, por goli i tij nuk ka shërbyer për t’i dhuruar pikë skuadrës bareze. Për sa i përket garës për një vend në Champions, Palermo merr vetëm një barazim 2-2 ndaj Kaljarit. Vendësit kalojnë në avantazh me gola të Kasu dhe Xheda, por gjatë minutave të fundit Mikoli dhe Hernandez bëjnë çudinë, duke barazuar rezultatin dhe mbajtur gjallë shpresat e popullit palermitan. Atalanta siguron ndaj Fiorentinës tri pikë të rëndësishme për sa i përket qëndrimit në Serinë A. Fitorja për bergamaskët mban firmat e Ferreira Pinto dhe Tiriboki. Montolivo shkurton distancën, por nuk mjafton.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›