Banorët e Urës Vajgurore: Të mbyllet firma që prodhon asfalt
15/06/2009 “Fëmijët tanë po vuajnë nga amza”
BERAT- Banorë të Urës Vajgurore shfaqin shqetësimin e tyre për ndotjen e ambientit nga një fabrikë që prodhon material për asfaltim të rrugëve. Fabrika është ndërtuar në mes një zone të banuar në këtë qytet. Qytetarët janë ankuar në Bashkinë e Urës Vajgurore, por nga Bashkia janë marrë masa duke ia përcjellë shqetësimin Drejtorisë së Mjedisit në qarkun e Beratit. Sipas burimeve nga kjo drejtori, për firmën Kora u vendos një gjobë për të marrë masa për moslëshim në hapësirë të lëndëve të dëmshme për shëndetin. Por sërish banorët ankohen se fabrika gjatë procesit të punës çliron tym të zi, blozë, duke iu sjellë probleme shëndetësore, sidomos të fëmijëve që kanë pasur bllokime në frymëmarrje. Duke mos marrë asnjë masë, qytetarët shprehen se do të vazhdojnë ankesat e tyre dhe masat ndëshkuese duhet të jenë të rrepta, për mbyllje të kësaj fabrike që po iu rrezikon jetën e fëmijëve. Disa qytetarë në pamundësi për të jetuar pranë kësaj fabrike janë shpërngulur nga zona që ka ndotje jashtë kushteve të lejuara. Kështu banorët kanë kërkuar mbylljen e saj.