E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje me thika mes grupeve, vdes 30-vjecari

Vdes sot nga plaget e renda nje prej te rinjve qe u plagos pas nje sherri mes disa te rinjsh. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme kur dy grupe te rinjsh u perfshine ne nje perleshje me grushte gure dhe thika 

TIRANE-Një i ri ka humbur jetën sot në Spitalin Ushtarak pas plagëve që ka marrë dje pas një sherri mes dy grupeve të rinjsh në rrugën “Ali Demi” në Tiranë. Mjekët konfirmuan se viktima e dhunës mes dy grupeve quhet Fatjon Cela i moshës 30 vjec. Ndërkohë vazhdojnë te mjekohen ne Spitalin Ushtarak pas plagëve me thika dy vellezerit, 24 vjecari Taulant Allmuca dhe Klodian Allmuca 29 vjec.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme kur dy grupe te rinjsh u perfshine ne nje perleshje me grushte gure dhe thika duke terrorizuar banoret e zones. Taulant Allmuça, 24 vjeç, i vëllai Klodiani, 29 vjeç dhe shoku i tyre, Fatjon Çela, kanë përfunduar në spital me plagë të rënda me thikë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës dhe drejtues të policisë së qarkut. Burimet policore por edhe punonjës të lokaleve dhe bizneseve pranë vendit të ngjarjes, janë shprehur se gjithçka ka nisur nga një grindje banale, për shikime shtrembër, tipike kjo për sherret shqiptare. Një debat i nisur me fjalë, i vazhduar me fjalë dhe i përfunduar me grushte dhe thika. Autorët duket se kanë mundur të largohen për momentin nga vendi i ngjarjes, ndërsa shërbime të shumta të policisë kanë kryer krehjen e zonës dhe kanë ngritur postblloqe për kapjen e autorëve. Burime pranë grupit të hetimit janë shprehur se ka të dhëna konkrete për identitetet dhe përshkrimet e autorëve të dyshuar për këtë ngjarje. Autori i krimit ne kerkim, eshte nje 27 vjecar me inicialet E.D.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›